FTESË PËR OFERTË - Ndërtim i Impianteve Fotovoltaike në 10 Shkolla

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Impianteve Fotovoltaike në Shkollat “Bajram Curri”, “Androkli Kostallari”, “Gjergj Canco” (e mesme profesionale), “Marije Logoreci”, “Gustav Majer”, në Tiranë dhe “Naim Frashëri”, Jorgji Dilo”, “Bradashesh”, “Mengel”, dhe “Ali Myftiu” (e mesme profesionale) në Elbasan” me fond limit 370,643 (treqind e shtatëdhjetë mijë e gjatëqind e dyzet e tre) USD me TVSH.

Dokumentat do të dërgohen me e-mail, pas marrjes së kërkesës nga çdo i interesuar në adresën e emailit prokurime@osfa.al.

Afati i fundit i dorëzimit do të jetë 20 shkurt 2023, ora 13:00 pranë zyrave të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros - Rr. Qemal Stafa, Nr. 120/2, Tiranë.

Ofertat dorëzohen me shkrim, dorazi, të nënshkruara dhe të mbyllura në zarf. Ofertat e mbërritura pas mbarimit të afatit të fundit të dorëzimit do t'u kthehen të pahapura ofertuesve, që i kanë paraqitur ato.

Për çdo paqartësi mund të na shkruani në adresën e emailit prokurime@osfa.al.