Ftesë për pjesëmarrje në Trajnimin “Rini Aktive”

Tematika: 


Në Shqipëri ashtu si edhe në shumë vende të tjera në zhvillim është me rëndësi që qytetari të jetë aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre dhe të komunitetit ku bëjnë pjesë duke krijuar në këtë mënyrë kushtet për funksionimin e një demokracie të vërtetë dhe funksionale. Natyrisht që në këtë proces të rindërtimit të kulturës politike është me rëndësi që më të rinjtë të kultivojnë prirjen për të qenë pjesëmarrës në mënyrë që të ndryshojnë pozitivisht realitetin në të cilin jetojnë.

Pikërisht, në këtë kuadër, Fondacioni Soros fton, çdo të ri (klasa e 8/9 dhe gjimnazist) të moshës 15-18 vjeç që të aplikojë për të marrë pjesë në trajnimin e “Aktivizmit Rinor”. 

 

Disa prej temave që do të trajtohen në këtë forum janë: 

•   Rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarit në demokraci:

•   Shkaqet apo faktorët që kanë ndikuar në krijimin e një kulture pasiviteti:

•   Aktivizmi në Shqipëri dhe në Perëndim:

•   Problemet e shoqërisë civile në Shqipëri: 

•   Lëvizjet social-politike: 

•   Ndërtimi dhe mbrojtja e kauzave të përbashkëta:

•   Aktivizimi i të rinjve si faktor ndryshimi.                  

Lektorët do të janë pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile. Në fund pjesëmarrësit do të pajisen me një çertifikatë

Çdo individ që dëshiron të aplikojë duhet të plotësojë formularin duke klikuar këtu.

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 7 dhjetor 2015.

Trajnimi është pa pagesë dhe do të zhvillohet në këto data dhe qytete: 

14-15 DhjetorDurrës (pasdite 13:30-18:00)

16-17 DhjetorElbasan (pasdite 13:30-18:00)

19-20 DhjetorKorçë (10:00-16:00)

22-23 DhjetorTiranë (pasdite 13:30-18:00)