Hapen aplikimet për bursa në Univeristetin Amerikan të Bullgarisë AUBG 2016

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4 – vjeçareUniversitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2016-2017.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Studime Amerikane; Shkenca Kompjuterike; Ekonomik; Administrim Biznesi;

Politikë Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Masmedia; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare; 

   Letërsi

KriteretKandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

1 -  Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;

2 -  Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).

Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen provimit TOEFL në fillim të vitit 2016 pranë zyrave të Fondacionit Soros.

3 -  Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online deri në datën 31 Dhjetor 2015, në linkun :

https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328

Më pas, ju duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare, së bashku me dokumentat plotesues deri në datën 1 Mars 2016, në një nga adresat e mëposhtëme :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213

e-mail: bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.