Nënshkruhet në Korçë kontrata me qytetarët për qeverisjen e mirë

Nënshkrimi i kontratës sociale midis votuesve dhe kandidatëve është tashmë një realitet edhe në Shqipëri. Hapin e parë drejt kësaj praktike të domosdoshmë në ditët e sotme, e kanë hedhur dy kandidatët për kreun e Bashkisë në Qytetin e Korçës, z. Niko Peleshi (koalicioni i majtë, “Aleanca për të Ardhmen“) dhe z. Andrea Mano (koalicioni i djathtë, “Aleanca për Qytetarin“).

Insiativën për të ulur të dy kandidatët përballë qytetarëve të tyre për nënshkrimin e këtyre kontratave e ka marrë Qendra për Çështje të Informimit Publik, (ÇIP), Tiranë dhe dega e saj saj lokale, Zyra për Transparencë Qytetare, Korçë, në kuadër të veprimtarive të projektit: “Forcim i transparencës në qeverisjen vendore përmes nxitjes së pjesëmarrjes qytetare dhe monitorimit të procesit vendimarrës“, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros.

"Kontrata me Qytetarët për Qeverisjen e Mirë“ u firmos fillimisht nga kandidati i majtë, Z Niko Peleshi, në një ceremoni me pjesëmarrje të lartë si qytetare ashtu edhe mediatike. Rreth 30 minuta më pas, edhe kandidati i djathtë për kreun e Bashkisë Korçë, nënshkroi në të njëjtën sallë, kontratën e tij më Qytetarët për Qeverisjen e Mirë. Ceremoni u zhvillua ditën e shtunë, më 16 prill 2011, në një atmosferë mjaft entuziaste dhe në një frymë të lartë mirëkuptimi dhe qytetarie.

Teksti prej 12 pikash i “Kontratës me qytetarët për Qeverisjen e Mirë“ u hartuar nga stafi i Qendrës ÇIP, duke u bazuar esencialisht në 12 parimet e Qeverisjes së Mirë dhe Demokratike në nivel vendor,të Këshillit të Europës. Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate sociale, kandidatët angazhohen se, nëse do të dalë fitues nga ballfaaqimi elektoral i 8 Majit 2011, do ta qeverisë qytetin e Korçës bazuar në vizionin që përcaktojnë këto 12 parime, duke mbajtur gjithashtu përgjegjësi përballë qytetarëve, nëse këto parime nuk respektohen gjatë ushtrimit të mandatit të kryebashkiakut.

Qendra për Çështje të Informimit Publik dhe dega e saj lokale, Zyra për Transparencë Qytetare.,Korçë, do të monitorojnë zbatimin e angazhimeve të marra përsipër nga kandidati fitues përmes nënshkrimit të kësaj kontratae gjatë gjithë kohës së ushtrimit prej tij të detyrave në krye të bashkisë së Korçës.

Kjo ceremoni shërbeu edhe për lançimin e plotë si publik ashtu edhe mediatik të Zyrës së Transparencës Qytetare Korçë, e cila ka për mision promovimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje dhe promovimin e transparencës përmes monitorimit të procesit vendimmarrës.

Ceremonia u përcoll nga një mumër i madh mediash kombëtare dhe lokale, si TVSH, Top Channel, Top NEWS, NEWS 24, Vizion Plus, Korça TV, Mega TV, etj.
2011-04-15 00:00:00 Europe/Tirane