- Shqip
- English
Nis projekti i ri – “Jetesa e pavarur: mbёshtetja e kauzës duke afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian”

Tematika:
“Jetesa e pavarur - mbёshtetja e kauzës duke afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian” ёshtё nisma mё e re e Fondacionit “Sё Bashku” me mbёshtetjen e Fondacionit Shoqёria e Hapur pёr Shqipёrinё. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është promovimi i të drejtës për “jetesë të Pavarur” për personat me aftësi të kufizuar dhe advokimi për masat që duhet të ndërmerren në mënyrë që “Jetesa e Pavarur” të bëhet realitet për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar që nga dhjetori 2012. Nga ajo kohё ёshtё përmirësuar legjislacioni që mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Neni 19- të i Konventës së OKB-sё parasheh të drejtën për të jetuar në komunitet dhe gjithashtu ligji 93/2014 “Për përfshirjen sociale dhe aksesueshmёrinё e personave me aftësi të kufizuara”, thekson se një nga qëllimet është garantimi i së drejtës për Jetesë të Pavarur për personat me aftësi të kufizuar dhe disa nene të tij mbulojnë shërbimet që janë të nevojshme në mënyrë që kjo e drejtë të bёhet realitet: mjedis dhe komunikim i aksesueshëm, mjete ndihmëse, ndihmёs personal dhe vendimmarrje e mbështetur.
“Jetesa e pavarur: mbёshtetja e kauzës duke afruar Shqipërinë më pranё standardeve tё Bashkimit Evropian” synon të çojё përpara axhendën për jetesën nё komunitet dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara përmes hapave në vijim:
- Skedat informuese mbi Jetesёn e Pavarur dhe asistencёn personale do të përkthehen, botohen dhe promovohen në mënyrë që të gjithë aktorёt të mund të përmirësojnë kuptueshmёrinё e tyre për këtë koncept. Këto materiale i përkasin Rrjetit Evropian për Jetesë të Pavarur dhe Fondacioni “Së Bashku” është anëtar i këtij rrjeti.
- Më 5 maj, nё Ditёn Evropiane për Jetesë të Pavarur, do të mbahet në Tiranë një tryezë e rrumbullakët duke sjellë së bashku për të diskutuar mbi këtë çështje përfaqësues tё qeverisë, organizatat e aftësisë së kufizuar dhe palë të tjera të interesuara.
- Kapacitetet e organizatave të aftësisë së kufizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan do të përmirësohen në lidhje me Jetesën e Pavarur në mënyrë që ata të mund të nxisin ndryshimet.
- Fondacioni do të advokojë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që ata të mund të miratojnë legjislacionin e munguar dhe të zbatojnë legjislacionin ekzistues, çka do ta bёnte tё prekshme Jetesën e Pavarur për personat me aftësi të kufizuar, dhe jo thjesht tё mbetet një koncept deklarativ.
- Aktivitete komunikimi në media për të nxituar debatin dhe diskutuar mbi të drejtёn e personave me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë plotësisht në shoqëri, si një mënyrë për ta sjellë Shqipërinë më pranë standardeve të Bashkimit Europian.
Projekti do të zbatohet përgjatë periudhës Mars – Shtator 2019 dhe mbështetja e tij do të kontribuojë në forcimin e lëvizjes për Jetesё tё Pavarur për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Për të mësuar më shumë mbi projektin mund të kontaktoni në fondacionisebashku@gmail.com ose info@osfa.al
.