Nisma Civile #ProReformës në Drejtësi

Thirrje drejtuar forcave politike parlamentare të përmbushin përgjegjësinë institucionale para qytetarëve për miratimin sa më të shpejtë të Reformës në Drejtësi.

Miratimi i reformës në drejtësi është një prioritet që gëzon mbështetje masive nga ana e qytetarëve shqiptare. Rëndësia e kësaj reforme lidhet jo thjesht me rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian (BE). Ajo është një parakusht për pastrimin e sistemit të drejtësisë, të jetës politike dhe ekonomike të vendit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, dhe barazinë e qytetarëve para ligjit. Reforma në Drejtësi lidhet thelbësisht me proceset e brendshme demokratike të vendit, me rivendosjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet, tek mundësia e një Shqipërie me demokraci funksionale ku qytetarët shqiptarë gjejnë shpresën dhe realitetin e një vendi dhe shoqërie më të mirë.

FTOJMË të gjithë organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e rretheve akademike, sektorin privat, grupet e tjera jo-shtetërore të interesit dhe publikun e gjerë shqiptar t’i bashkohen kësaj nisme për të nxitur partitë politike parlamentare dhe institucionet vendimmarrëse të gjejnë konsensusin dhe të miratojnë sa më shpejt Reformën në Drejtësi!

Për të nënshkruar peticionin ju lutem klikoni këtu