Nisma PortaVendore.al

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nëpërmjet Lëviz Albania, me mbështjen e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri, po zbaton projektin: ‘Platforma multi-funksionale në mbështetje të demokracisë në nivel vendor – Porta Vendore’ nga Prilli 2018 deri në Maj 2019.

Qëllimi i projektit është: Krijimi i një mjedisi mbështetës për demokracinë vendore dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen vendore, duke përmirësuar informimin e qytetarëve mbi funksionet dhe përgjegjësitë e bashkise, duke forcuar gazetarinë vendore dhe duke advokuar për më shumë transparencë dhe llogaridhënie të njësive të vetëqeverisjes vendore.

PortaVendore.al do të sherbejë si qendër burimore online, duke  sjellë për herë të parë për qytetarin shqiptar informacion të kuptueshëm dhe të thjeshtëzuar në lidhje me qeverisjen vendore. Platforma paraqet përgjegjësitë që kanë bashkitë, bazuar në funksionet e tyre dhe shërbimet administrative në nivel vendor, duke krijuar edhe kartela dixhitale për shërbimet kryesore. Për më tepër Platforma sjell të dhëna të hapura mbi mënyrën e qeverisjes nga njësitë e qeverisjes vendore.

Kjo platformë do të shërbejë:

  • si një librari virtuale informacioni, lehtësisht e askesueshme dhe e kuptueshme nga qytetarët dhe gazetarët, mbi përgjegjësitë dhe detyrate pushtetit vendor si dhe mekanizmave që ekzistojnë për pjesmarrjen qytetare në vendimarrje vendore;
  • si hapësirë për zhvillimin e një gazetarie konstruktive, të bazuar në të dhëna e evidenca për çështje me interes vendor;
  • si mundësi promovimi të lëvizjeve qytetare komunitare në funksion të demokracisë vendore, duke sjellë modele suksesi e mësime të nxjerra;
  • si amplifikues i zërave qytetare për të advokuar për çështje me rëndesi jetike për ata;
  • si një databazë online me projektet dhe studimet e realizuara ndër vite dhe ato në zbatim mbi vetëqeverisjen vendore.

Platforma do të ketë në qendër të saj gazetarinë dhe aktivizmin qytetar në nivel vendor si dy motorë që bëjnë të mundur adresimin e problematikave dhe nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies nga njësitë e qeverisjes vendore.

Porta Vendore do të ofrojë hapësira për zhvillimin e një gazetarie konstruktive, të bazuar në të dhëna e evidenca për çështje me interes lokal, me qëllimin për të informuar sa më mirë qytetarin, dhe për të kërkuar llogari ndaj njësive vendore të qeverisjes vendore për më shumë transparencë dhe llogaridhënie dhe sidomos për të mbrojtur të drejtat social-ekonomike.

Për më shumë informacion mbi projektin vizitoni: www.portavendore.al  ose faqen e facebook: