Njoftim për Punësim: Koordinator Part Time

Titulli i Pozicionit: Koordinator- Staf Mbeshtetes ‘Part Time’
Titulli i Programit: ”Sfidimi i Kultures se Pandeshkueshmerise”
Kohëzgjatja: maj-dhjetor 2014 (me mundësi rikontraktimi)        
Afati i Fundit për të aplikuar: 25 maj 2014

Përshkrimi i Programit:
OSFA ka ndërmarrë një nismë për sfidimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend, në kuadër të strategjisë 2014-2017. Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. OSFA do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin në bazë në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën.

Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si:

  • avokatia në interesin publik,
  • gazetaria investigative/hulumtuese,
  • mobilizimi qytetar, si dhe
  • prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.

OSFA beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Profili i Koordinatorit:

Kompetencat:

  • Njohje të mirë të parimeve kryesore të funksionimit të institucioneve si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal.
  • Përvojë në realizimin e kërkimeve dhe përgatitje materialesh.
  • Përvojë në organizimin dhe koordinimin e punës në grupe.
  • Përvojë në hartim dhe  zbatim  projektesh.
  • Përvojeprofesionale dhe/ose kerkimore nefushen e te drejtave te njeriut dhe korrupsionit.
  • Njohuri te mira te shoqerise civile.
  • Aftësi shumë të mira hulumtuese dhe analitike.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunimi dhe punë në grup
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në mënyrë që të respektohet çdo afat i paracaktuar kohor.

Arsimi / Eksperiencë Profesionale / Gjuhë të huaja:

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Minimum 3 vjet eksperiencë profesionale në fushën e të drejtave tënjeriut dhe të shoqërisë civile.
  • Përdorim shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe angleze, të shkruar dhe të folur.

Detyrat dhe Pergjegjesite e Pozicionit : Koordinator-staf mbeshtetes

  1. Koordinatori mbështet Grupin e punës të OSFA për realizimin e Konceptit të Pandëshkueshmërisë si pjesë e Strategjisë së OSFA 2014-2017. Mbështetja ofrohet për të gjithë komponentët e konceptit: Rrjeti i Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, Litigimi, Media Investigative, Krimi i Organizuar dhe Mobilizimi Qytetar.
  2. Është përgjegjës kryesor për koordinimin e Rrjetit të Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut: vendos dhe mban komunikimet; shpërndan informacionin; merret me logjistikën e aktiviteteve të rrjetit (organizimin e takimeve formale dhe jo formale, në grup apo takime individuale; sigurimin dhe përpilimin e materialeve të duhura, etj). Asiston dhe lehtëson punën për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të Rrjetit.
  3. Lehteson dhe asiston ne Menaxhimin e “OSFA Litigation Fund”
  4. Mbështet Grupin e punës të Konceptit në dizenjimin dhe ndjekjen e granteve dhe projekteve operacionale në kuadër të tij.
  5. Mbështet Grupin e punës të Konceptit në kryerjen e kërkimeve dhe përgatitjen e materialeve të ndryshme që nevojiten në kuadër të tij;
  6. Mbështet Grupin e punës të Konceptit në kontrollimin cilësor/përmbajtësor të punës së ekspertëve të angazhuar në kuadër të projekteve operacionale që janë në zbatim dhe ofron sugjerime për përmirësimin e tyre; ripërpunon, sipas rastit, materialet në përputhje me komentet e Grupit të punës së Konceptit;
  7. Merr pjesë rregullisht në takimet e “Grupit Teknik të Ekspertëve” të Konceptit të Pandëshkueshmërisë, në cilësinë e sekretarit të këtij Grupi.
  8. Mban përgjegjësi për organizimin përmbajtësor dhe teknik të takimeve dhe veprimtarive në shërbim të kryerjes dhe promovimit të projekteve të miratuara nën këtë Koncept, duke përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e grupeve të punës, tryeza të rrumbullakëta, trajnime si dhe takime të tjerame shoqërinë civile dhe autoritetet shtetërore në përputhje me miratimin paraprak të Grupit të Punës së Konceptit.

Dorëzimi i Aplikimit

Materialet që i kërkohen të paraqesë çdo aplikanti për t’u konsideruar për këtë pozicion janë:

  • CV në shqip:
  • Letërmotivim në shqip ku parashtrohet përvoja në fushën e të drejtave të njeriut dhe angazhimit në shoqërinë civile.

Kandidatët e kualifikuar duhet  të dorëzojnë paketën e mësipërme të aplikimit në adresën elektronike info@osfa.al

Konsiderime të tjera

Aplikimet e të interesuarve që mbërrijnë pas datës së caktuar si afati përfundimtar për të aplikuar nuk do të merren në konsideratë.
Aplikimet e paplota nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervista do të kontaktohen.
Për më tepër informacion mbi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, lutemi vizitoni faqen zyrtare www.soros.al