Njoftim Punësimi në kuadër të realizimit të Projektit mbi Perspektivën Europiane të Shqipërisë

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në kuadër të realizimit të Projektit mbi Perspektivën  Europiane të Shqipërisë ka aktualisht pozicione pune të lira të përkohshme, të cilat janë të hapura për studentë dhe profesionistë të rinj të interesuar për të punuar në fushën e kërkimeve.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit që gjendet në www.bit.ly/osfapuls brenda datës 23 janar 2014. Kandidatët që do të ftohen për intervistë do të përzgjidhen përmes një procesi konkurrimi dhe do të kontaktohen përmes adresës së e-mailit mbas datës 23 janar 2014. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë pune.

Pozicionet e punës

Menaxher i punës në terren

  • Në bashkëpunimim me Ekspertin e kampionimit monitoron ndërtimin e hartës së zonave ku do të kryhen intervistat e paratestit
  • Menaxhon dhe koordinon punën e 5 Koordinatorëve të terrenit dhe 40 Intervistuesve të terrenit gjatë kryerjes së intervistave të paratestit
  • Përgatit raportin teknik të paratestit
  • Në bashkëpunimim me Ekspertin e kampionimit monitoron ndërtimin e hartës së zonave ku do të kryhen intervistat e studimit
  • Në bashkëpunim me Ekspertin e financës & logjistikës përgatit planin e veprimit në terren dhe planin e udhëtimit të Koordinatorëve dhe Intervistuesve të terrenit
  • Në bashkëpunimim me Ekspertin e kampionimit monitoron përgatitjen e hartave specifike të Nj.E.F-ve që vizitohen nga Intervistuesit e terrenit
  • Menaxhon dhe koordinon punën e 5 Koordinatorëve të terrenit dhe 40 Intervistuesve të terrenit, gjatë përgatitjeve të veprimtarisë së terrenit dhe kryerjes së intervistave te studimit
  • Menaxhon dhe koordinon punën e 5 Koordinatorëve të terrenit dhe 40 Intervistuesve të terrenit, gjatë procesit të konvertimit të refuzimeve
  • Përgatit raportin teknik të realizimit të punës së terrenit
  • Përgatit raportet e vlerësimit të Koordinatorëve dhe Intervistuesve të terrenit
  • Merr në ngarkim nga Eksperti i të dhënave rastet e intervistave që duhen verifikuar
  • Menaxhon dhe koordinon punën e Kontrollorëve të terrenit gjatë parapërgatitjeve dhe realizimit të kontrollit të punës së Koordinatorëve të terrenit dhe Intervistuesve të terrenit në realizimin e intervistave të paratestit dhe intervistave të studimit
  • Kontrollon përkimin e fotove të Intervistuesve të terrenit me fotot e Kontrollorëve të terrenit
  • Përgatit raportet e kontrollit
  • Përgatit raportet e vlerësimit të Koordinatorëve dhe Intervistuesve të terrenit

Koordinatorë terreni

  • Ndihmojnë në përgatitjen e ndërtimin e hartës së zonave ku do të kryhen intervistat e paratestit dhe intervistat e studimit
  • Përgatitisin hartat specifike të Nj.E.F-ve që do vizitohen nga Intervistuesit e terrenit gjatë realizimit të paratesit dhe intervistave të studimit
  • Ndihmojnë Menaxherin e punës në terren në përgatitjen e raportit teknik të paratestit
  • Nën udhëheqjen e Menaxherit të punës në terren koordinojnë veprimtarinë e Intervistuesve të terrenit
  • Koordinojnë punën e Intervistuesve të terrenit në konvertimin e refuzimeve
  • Kontrollojnë dhe administrojnë fotot e Nj.E.F-ve të mbledhura gjatë punës së terrenit
  • Përgatisin raportet e vlerësimit të Intervistuesve të terrenit

Kontrollorë terreni

  • Nën drejtimin e Menaxherit të punës në terren realizojnë kontrollin e punës së Koordinatorëve të terrenit dhe Intervistusve të terrenit në realizimin e intervistave të paratestit dhe intervistave të studimit
  • Ndihmojnë në përgatitjet e raporteve të kontrollit
  • Mundësojnë fotot e godinave të Nj.E.F-ve që kontrollojnë
  • Përgatisin raportet e vlerësimit të Intervistuesve të terrenit

Ekspert ICT

  • Përgatit listën e godinave të votimit në zonat urbane të Shqipërisë
  • Përgatit në hartë pikat qendrore të PSU-ve të paratestit
  • Përgatit në hartë pikat qendrore të PSU-ve të kampionit të studimit
  • Përgatit në hartë pikat e Nj.E.F-ve të paratestit
  • Përgatit në hartë pikat e Nj.E.F-ve të kampionit të studimit
  • Përgatit listat Excel dhe filet KML të pikave që vizitohen nga Koordinatorët e terrenitIntervistuesit e terrenit dhe Kontrollorët e terrenit.
  • Përgatit funksionalitetin e tabletave dhe administron përdorimin e tyre
  • Ndërton dhe administron pyetësorin elektronik të studimit
  • Vizualizon online të dhënat e studimit

Ekspert finance dhe logjistike

  • Në bashkëpunim me Menaxherin e punës në terren përgatit planin e veprimit në terren dhe planin e udhëtimit të Koordinatorëve dhe Intervistuesve të terrenit
  • Siguron transportin dhe strehimin e punonjësve të terrenit
  • Relizon blerjet e parashikuara nga studimi
  • Rimburson shpenzimet e stafit
  • Përgatit raportet e punës në terren

Intervistues terreni

  • Trajnohen mbi zbatimin rigoroz të kampionimit, administrimin e instervistave dhe konvertimin e refuzimeve.
  • Realizojnë intervistat ballë për ballë me personat e përzgjedhur në qytetet ku caktohen.
  • Realizojnë konvertimet e refuzimeve.

Kriteret që duhet të përmbushen nga kandidatët:

  • Të jenë të aftë dhe të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave të ngarkuara
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Të jenë shumë të familjarizuar me përdorimin e kompjuterëve dhe tabletave
  • Të jenë aktualisht studentë ose të diplomuar.

Për të plotesuar formularin e aplikimit për njërin nga pozicionet e mësipërme klikoni këtu