Përdorimi i Facebook, Twitter, YouTube dhe Blogjeve për ligjërim politik mes të rinjve dhe kandidatëve për bashki e komuna

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

Sot Instituti EUNACAL dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros, në kuadër të nismës 

Ligjërimi Politik 2.0, në mjediset e hotel "Rogner, organizuan një takim të hapur me fokus “Përdorimin e Facebook, Twitter, YouTube dhe Blogjeve për ligjërim politik mes të rinjve dhe kandidatëve për bashki e komuna, në fushatën për zgjedhje vendore Maj 2011”

Në takim u prezantuan rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga Instituti EUNACAL në 12 – 18 Tetor 2010, me 2,267 të intervistuar në të gjithë vendin. Pjesmarrës në takim ishin studentë të Klubeve të Ligjërimit Politik dhe aktorë të shoqërisë civile.

7 konkuzionet kyçe të sondazhit, tek të cilat u përqëndruan diskutimet e takimit ishin: 

•    66.7 % e të rinjve ndihen aspak pjesmarrës në hartimin e politikave publike të pushtetit vendor.

•    Gratë dhe vajzat ndihen më të papërfshira në politikbërje se burrat.

•    34.4 % e të rinjve shqiptarë shprehen se do të largoheshin nga vendi nëse do siguronin një punë në BE.

•    Mospjesmarrja në politikbërjen e pushtetit vendor nxit largimin nga vendi

•    43 % e të rinjve përdorin  Social Media për të marrë informacione mbi politikën

•    27 % e të rinjve shpenzojnë çdo ditë më shumë se 2 orë në Facebook, YouTube, Twitter & Blogje.

•    46.3 % e të rinjve që përdorin internetin shprehen se do ndiheshin më pjesmarrës nëse politikanët/politikbërësit do komunikonin me ta përmes YouTube, Facebook, Twitter & Blogjeve.

 

2 rekomandimet e dhëna gjatë takimit, për kandidatët për bashki e komuna dhe për partitë politike garuese në zgjedhjet vendore 2011, ishin:

•    Kandidatët për bashki e komuna duhet të venë në përdorim Facebook, YouTube, Twitter & Blogjet për të komunikuar drejtpërdrejt me të rinjtë e qyteteve/komunave ku kandidojnë.

•    Partitë politike duhet të aftësojnë dhe asistojnë kandidatët e tyrë në përdorimin e Facebook, YouTube, Twitter & Blogjeve gjatë fushatës zgjedhore.