Përfundon projekti “Rritja e efikasitetit të buxhetit të shtetit përmes zbatimit të konsultimit publik në sektorët prioritarë të buxhetit”

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u zbatua përgjatë periudhës Mars-Dhjetor 2019 projekti “Rritja e efikasitetit të buxhetit të shtetit përmes zbatimit të konsultimit publik në sektorët prioritarë të buxhetit” , në bashkëpunim me katër organizata të shoqërisë civile (OSHC-ve): Qendra për Arsim Cilësor; Together for Life; Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome dhe Qendra Europiane. Projekti synoi rritjen e angazhimit e shoqërisë civile në drejtim të rritjes së transparencës së buxhetit e debatit qytetar në vendimmarrjen e buxhetit publik në nivelin qendror në katër sektorë: i) shëndetësi; ii) mbrojtje sociale; iii) arsim; iv) drejtësi.

Qëllimi i projektit u fokusua në realizimin e katër objektivave kryesorë:  i) Ndërtimi i një platforme të përbashkët veprimi me organizatat dhe komunitetet në fokus të projektit; ii) Pajisja e organizatave të përfshira me ekspertizë teknike dhe aftësi për tu angazhuar në seanca të konsultimit publik; iii) Dokumentimi i problemeve të cilat pengojnë zbatimin efektiv të ligjit për konsultimin publik; iv) Aftësimi i organizatave për të realizuar lobim efektiv në Kuvendin e Shqipërisë, në rast se konsultimi publik me ministritë nuk prodhon rezultatet e synuara;

Projekti u realizua në dy faza. Faza I parashikoi i) seancë dëgjimore me MoFE; ii) reflektim të propozimeve të sektorit të punësimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë; iii) realizimin e videove informuese mbi projektin. Faza II synoi: i) Pjesëmarrjen në seancat dëgjimore të komisioneve parlamentare për diskutimin e PBA 2020-2022; ii) Analizë paraprake të raporteve të monitorimit të: Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrisë së Drejtësisë; Ministrisë së Arsimit. Rinisë dhe Sporteve.

Rezultatet e arritura për sektorin e shëndetësisë ishin gjatë procesit të konsultimit publik: i) krijimi i urave bashkëpunuese midis OSHC-ve, konkretisht organizatave të pacientëve, përmes nënshkrimit të partneriteteve dhe përfaqësimit si një zë i përbashkët; ii) përmbushja e kërkesave drejtuar përfaqësuesve të institucioneve publike.

Rezultatet e arritura për sektorin e drejtësisë ishin: i) Rritje e financimit të programit Ndihma Juridike e Garantuar nga Shteti në buxhetin e miratuar për vitin 2020 me 1,000,000 lekë krahasuar me parashikimet në PBA Faza I dhe Faza Teknike; ii) Advokim dhe koordinim mes Qendrës Europiane dhe Ministrisë së Drejtësisë; iii) Angazhim i organizatave partnere në fushën e Ndihmës Juridike Falas në vlerësimin e prioriteteve dhe ndërhyrjeve advokuese në këtë proces; iv) Ndarja e eksperiencës me organizatat partnere dhe rritja e kapaciteteve të tyre sa i takon PBA.

Rezultatet e arritura për sektorin e arsimit ishin: i) Propozimet e pasqyruara në dokumentin e PBA-së; ii) bashkëpunimi dhe veprimtaria e koordinuar midis grupeve me interesa të njëjta (organizata, prindër, nxënës, studentë) duke krijuar presion më të madh tek institucionet në drejtim të llogaridhënies; iii) ndërgjegjësimi i institucioneve shtetërore për rëndësinë e realizimit të konsultimeve publike për dokumentin e PBA; iv) fuqizimi i kapaciteteve të grupeve të interesit dhe pajisja e tyre me njohuri teknike.

Rezultatet e arritura për sektorin e mbrojtjes sociale ishin: i) rritja e kapaciteteve dhe aftësive teknike mbi PBA-në; ii) fuqizimi i kapaciteteve të grupit të aktivizmit rom dhe egjiptian sa i takon rëndësisë së ndërlidhjes së dokumenteve ligjorë dhe strategjik me atë buxhetor; iii) ndërgjegjësimi i institucioneve shtetërore për rëndësinë e realizimit të konsultimeve publike për dokumentin e PBA; iv) pasqyrimi i disa rekomandimeve në dokumentin e PBA 2020-2022.

Një tjetër arritje e rëndësishme e projektit ishte ajo e përfshirjes në Udhëzimin Standard të Përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm 2020-2022, të parashikimeve konkrete mbi detyrat dhe detyrimet e ministrive të linjës për organizimin e seancave konsultuese me organizatat e shoqërisë civile. Ky ndryshim ishte i nevojshëm, pasi një nga problematikat  më të diskutuara ishte mungesa e përcaktimeve të sakta të strukturave përgjegjëse për organizimin e tyre dhe rregullave specifike. Me këtë përcaktim, në pikën 6/b, 6/c dhe 6/d të këtij udhëzimi, u rregullua procedura e organizimit të këtyre aktiviteteve nga ana e ministrive të linjës.

Për të mësuar më shumë mbi arritjet e projektit mund të ndiqni katër videot e përgatitur mbi Impianti Koklear e drejtë e mohuar për qytetarët në nevojë; Buxheti 2020 për strehimin social; Buxheti 2020 për arsimin; Buxheti me pjesëmarrje - drejtësia dhe faqen e Facebook të projektit duke klikuar këtu.

Për të mësuar më shumë mbi zhvillimin e projektit mund të kontaktoni në info@osfa.al.