Programi Rajonal i Lëvishmërisë për Lidershipin Rinor (#RYLM): Fuqizimi i të rinjve dhe bashkëpunimi rajonal

8 të rinj e te reja nga Shqipëria dhe Serbia përfituan nga Programi Rajonal i Lëvishmërisë për Lidershipin Rinor (#RYLM) për bashkëpunimin rajonal përmes:

  • Zhvillimit të kapaciteteve për të bërë kërkim të orientuar kah advokimit, për të shkruar dokument politikash, për të mbledhur të dhëna dhe për t’i analizuar.
  • Mentorim të dedikuar sipas nevojave të të rinjve nga mentorët e #SCiDEV dhe #CEP si përmes platformave online ashtu edhe me takime miqësore dhe periodike individuale dhe në grup për të mbështetur kërkuesit e rinj e të reja në specifikimin e instrumenteve kërkimore, pyetjet kërkimore, listës së aktorëve për tu qasur, format e dokumentit të politikave apo planit të advokimit dhe këshillim sipas nevojës specifike të secilit.
  • Mobiliteti ose lëvizshmëria e të rinjve dhe të rejave: 5 të rinjtë shqiptar realizuar mobilitetin në Maj në 2022 në Beograd dhe 3 të reja nga Serbia realizuan mobilitetin e tyre në Prill në Tiranë. Gjatë periudhës së mobilitetit të rinjtë dhe të rejat janë asistuar në realizimin e takimeve me aktorët vendor për aktivitetet e tyre kërkimore dhe advokuese. Për më tepër #SCiDEV dhe #CEP kanë organizuar edhe aktivitete social dhe kulturore dhe kanë lehtësuar të rinjtë e të rejat të njihen me kulturën dhe historinë e vendeve e qyteteve përkatëse si p.sh. Tirana e Durrësi apo Beogradi dhe Novi Sadi.
  • Veprime konkrete advokuese të planifikuara nga të rinjtë e të rejat nën mentorimin e ekspertëve dhe bazuar në gjetjet e kërkimit të tyre në fusha të lidhura me arsimin profesional, digjitalizimin, dhunën në shkolla, të rinjtë dhe trashëgiminë kulturore, pjesëmarrja politike e të rinjve etj.

 

Projekti është bashkëkonceptuar nga #SCiDEV dhe #CEP në Serbi dhe u zbatua nga 15 tetori 2021 deri në 30 qershor 2022 me financimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur në Shqipërinë dhe Serbi. Ky program u përqendrua tek studentët, profesionistët e rinj dhe aktivistët rinorë nga Serbia dhe Shqipëria. #RYLMP përfshiu të rinj që kanë potencial për të qenë të zëshëm në sferën publike duke i fuqizuar që të ndikojnë pozitivisht në shoqëri në të ardhmen. Në përfundim mund të themi me shumë krenari që projekti ka shtuar një gur më shumë në urat e bashkëpunimit me ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nëpërmjet vendosjes dhe mbajtjes së bashkëpunimit mes të rinjve, por edhe organizatave të shoqërisë civile.

Për më tepër, gjatë zbatimit projekti ngjalli interesin e aktorëve të tjerë në këtë fushë dhe u zgjerua bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur në Maqedoninë e Veriut dhe organizatën partnere Youth Education Forum, të cilët vizituan Tiranën në prill 2022 dhe Beogradin në maj 2022 duke ndërvepruar me të rinjtë, ndarë përvojat me #SCiDEV dhe #CEP dhe planifikuar fazën e re të #RYLMP. Në qershor 2022, #SCIDEV, #CEP dhe #YEF hartuan fazën e re të #RYLMP përmes një design thinking workshop duke reflektuar mbi sfidat dhe arritjet dhe sidomos mësimet e nxjerra.

Megjithatë zbatimi i një programi të tillë kaq ambicioz dhe në një kohë të shkurtër kishte edhe sfidat e veta sidomos me interesin e të rinjve apo të rejave serb për të realizuar mobilitet në Shqipëri, kapacitetet e të rinjve dhe të rejave për të berë kërkim cilësor të orientuar kah advokimit dhe realizimit të një shumësie veprimesh advokuese që targetojnë aktorë të ndryshëm. Mësimet e nxjerra do të ushqejnë fazën e rë të #RYLMP ku ne shpresojmë të mbështesim rreth 30 të rinj e të reja nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me financimin e OSF në këto vende. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar më shumë financim që tu mundësojmë më shumë të rinjve e të rejave këtë fuqizim përmes një kombinimi unik instrumentash si zhvillimi i kapaciteteve, mentorimi, mobiliteti, kërkimi kah advokimit.

Rreth eventit lancues të programit në Tiranë në Shkurt 2022 këtu

Rreth eventit final të programit në Beograd në Qershor 2022 këtu

Përmbledhja e punës kërkimore dhe advokuese të të rinjve e të rejave këtu

Më shumë rreth projektit këtu. Për më shumë informacion kontaktoni në info@osfa.al

Mësoni më shumë përmes këtij mini dokumentar