- Shqip
- English
Rikthehet debati universitar për Integrimin

Tematika:
Edicioni 2 – ‘Nga fjala tek veprimi’
Pas suksesit të arritu gjatë fazës së parë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë”, ku 108 studente, 13 mentorë nga 13 universitete private dhe publike thelluan mendimin kritik mbi Integrimin Europian, Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), sjellin fazën e dytë, kësaj radhe me një dimension dhe objektiv të ri ‘Nga Fjala tek Veprimi’.
Gjatë fazës së parë të projektit (Tetor 2019-Qershor 2020) u bë e mundur përforcimi i njohurive dhe zhvillimi i analizës kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me procesin e Integrimit Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri. Përmes organizimit të kampionatit të debatit në auditorët universitarë, fushatave të komunikimit dhe ndërgjegjësimit online, shkrimit të artikujve nga studentë dhe pedagogë në rubrikën Blog, organizimi i takimeve virtuale dhe konferencave me aktorë të tjerë, u arrit angazhimi i studentëve dhe kërkuesve të rinj në një debat virtuoz dhe energjik.
Angazhimi i studentëve dhe aktorëve të tjerë, dëshmuan për nevojën e rigjallërimit të kulturës së debatit të strukturuar në institucionet e arsimit të lartë. Nga ana tjetër, situata e pandemisë COVID-19, hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe shume zhvillime aktuale, evidentojnë nevojën për angazhimin dhe aktivizimin e të rinjve përtej debatit, duke vepruar në mënyrë konkrete për angazhimit të drejtpërdrejtë.
Në këtë fazë të dytë, projekti do të synojë të përforcojë arritjet dhe produktet e fazës së parë, duke zgjeruar bashkëpunimin me universitete të reja pjesëmarrëse përtej Tiranës dhe Durrësit. Projekti synon të rrisë mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimin e aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit mbi sektorët kryesorë siç është arsimi, por edhe më gjerë, duke kontribuar direkt në përmirësimin e zhvillimit të politikave social-ekonomik për të ardhmen.
Duke kaluar ‘Nga Fjala tek Veprimi’ projekti do të prodhojë produkte konkrete dhe nisma komunitare të ideuara nga 120 studentët pjesëmarrës, të cilët do të adresojnë konkretisht nevojat e tyre, përmes angazhimin të drejtëpërdrejtë.
Universitetet pjesëmarrëse të edicionit të dytë janë:
1. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës (FSHJP/UAMD)
2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
3. Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (FSHS/UT)
4. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT)
5. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FD/UT)
6. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (FHF/UT)
7. Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës (ISE/UT)
8. Universiteti Europian i Tiranës (UET)
9. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
10. Kolegji Universitar Marlin Barleti (MB)
11. Kolegji Universitar Luarasi (Luarasi)
12. Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë
Për më shumë klikoni në faqet e internetit të DebateLab dhe SCiDEV Center, si dhe ndiqni publikimet në Facebook SCiDEV dhe Tëitter SCiDEV Center.