- Shqip
- English
Seminari “Kolektorët Individualë në Riciklimin e Mbetjeve”
Në 26 Nëntor 2014, Qendra EPER realizoi seminarin “Kolektorët Individualë në Riciklimin e Mbetjeve”, në kuandër të projektit "Kolektorët Individualë në Qytetin Tim", mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - SOROS.
Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve për identifikimin dhe ekspozimin e punës së kolektorëve individualë në riciklimin e mbetjeve në rajonin e Tiranës.
Në këtë seminar morrën pjesë gazetarë dhe anëtarë të organizatave që punojnë në fushën e mjedisit, zhvillimit komunitar dhe të të drejtave të njeriut.
Seminari u realizua në dy pjesë. Gjatë pjesës së parë, në ambjentet e biznesit social "E JONA", ekspertët trajtuan rolin e medias dhe shoqërisë civile në advokimin e problematikave që lidhen me punën e kolektorëve individual në riciklimin e mbetjeve. Pjesa e dytë e seminarit vijoi me vizitën studimore në: vend-banimet e kolektorëve individualë të mbetjeve në zonën e liqenit artificial, Tiranë; vend-depozitimin e Sharrës, Tiranë; fabrikën e riciklimit të plastikës EVEREST IE shpk, Kashar, Tiranë.
Pjesmarrësit ishin pjesë e diskutimeve interaktive dhe ofruan sygjerime për zgjidhje të problematikës që lidhet me punën e kolektorëve individual në riciklimin e mbetjeve.
Gjithashtu në këtë seminar u lançua edhe konkursi për artikuj gazetareskë në fushën “Puna e Kolektorëve Romë dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve në Tiranë” nëpërmjet bashkëpunimit gazetarë - shoqëri civile, i cili do të zgjasë deri në mesin e Janarit 2015.
Për më shumë rreth këtij aktiviteti mundet të klikoni këtu