Sesion Informativ - 18 maj - Thirrja e Programit te Mireqeverisjes dhe Integrimit

Ne kuader te Thirrjes se Hapur per aplikime per Programin e Mireqeverisjes dhe Integrimit (http://soros.al/2010/article.php?id=378 ), organizatat jofitimprurese dhe institucionet publike te interesuara jane te ftuara te marrin pjese ne sesionin informativ per kete thirrje, diten e premte, date 18 maj, ora 10:00, prane zyrave te Fondacionit.

Sesioni synon te qartesoje ne menyre te barabarte te gjithe aplikantet potenciale mbi:
1. Strategjine e Programit te Mireqeverisjes dhe Integrimit
2. Thirrjen e Programit te Mireqeverisjes dhe Integrimit
3. Formularin e Aplikimit dhe kerkesat/kriteret e vleresimit

Ky sesion eshte momenti i vetem ku te gjithe te interesuarit mund te shtrojne pyetjet e tyre per thirrjen. Programi i Mireqeverisjes dhe Integrimit nuk do te organizoje takime individuale per thirrjen.

Jane te inkurajuara te marrin pjese vetem ato organizata dhe institucione publike misioni dhe veprimtaria e te cilave perputhet me Strategjine e Programit te Mireqeverisjes dhe Integrimit.

Organizatat dhe institucionet te cilat kane perputhje me te drejtperdrejte me programe te tjera te Fondacionit jane te lutura te lidhen me menaxheret perkates te atyre programeve qe kane thirrje te hapur (Arsimi, Romet, Shteti i se Drejtes dhe te Drejtat e Njeriut: http://soros.al/2010/article.php?id=374).

Lutemi konfirmoni pjesemarrjen tuaj deri diten e enjte ne oren 12:00, ne adresen rveizaj@osfa.soros.al .

Faleminderit,

Programi i Mireqeverisjes dhe Integrimit.
2012-05-14 00:00:00 Europe/Tirane