Shtyhet afati i Aplikimit për prodhimin e dokumëntarëve

Shkarko Dokumentat: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në Tiranë, në kuadër të Programit të Medias, me qëllim nxitjen e një mbulimi më të gjerë mediatik të komuniteteve të disavantazhuara dhe të papërfaqësuara , si dhe promovimin e punës të të rinjve dhe formave të reja të medias qytetare, shpall konkursin për prodhimin e video-dokumentarëve prej 5-12 minuta, me tematikë sociale nga i gjithë territori i Shqipërisë.

Disa nga tematikat e sugjeruara, por jo vetëm:

  • Individi dhe shoqëria. Liria dhe përgjegjësia qytetare
  • Dinjiteti në varfëri
  • Margjinalizimi dhe harresa sociale. Të ashtuquajturit “të padukshmit”.
  • E jashtëzakonshmja në të zakonshmen – Histori suksesi.
  • Histori solidariteti njerëzor.
  • Shqiptarët dhe mjedisi.
  • Ekspozim dhe investigim i padrejtësive sociale, ekonomike dhe politike të cdo lloji;
  • Interneti, media sociale dhe apatia/aktivizmi social.

Ftohen të konkurrojnë si gazetarë e regjizorë të rinj, ashtu edhe të tjerë të rinj të apasionuar pas gazetarisë e videos. Konkurrimi do të jetë i hapur ndaj çdo prodhimi me një qasje origjinale si në formën e paraqitjes ashtu edhe në përmbajtje, të ardhur nga të rinj, profesionistë apo amatorë: video-dokumentarë me tematika sociale, dokumentarë investigativë apo video me pjesëmarrje.

Kritere vlerësimi:

  • Origjinaliteti i formës dhe i përmbajtjes
  • Ekskluziviteti i Informacionit. Video-dokumentari duhet t’i sjellë publikut informacion të papublikuar më parë , ose të mundësojë një këndvështrim të ri mbi të dhëna ose ngjarje të njohura, për të mundësuar një tjetër perceptim të publikut mbi to.
  • Forma e paraqitjes duhet të tërheqë sa më shumë vemëndjen e publikut të gjerë. Janë të mirëpritura format dhe teknikat e reja në filmim dhe montazh si edhe teknikat ndihmëse grafike.
  • Përfaqësimi dhe/ose pjesëmarrja e komuniteteve të caktuara

Mënyra e aplikimit:

Aplikuesit mund të jenë individë ose grupe individësh. Një individ/grup individësh mund të dorëzojë disa skenarë, por nuk mund të financohet për prodhimin e më shumë se një video-dokumentari.

Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë një ‘skenar’ (koncept ide) të video- dokumentarit sipasFormatit të Aplikimit që gjendet bashkengjitur.

Këtë Format mund ta tërheqin edhe pranë zyrave të Fondaconit Soros në Tiranë, me adresë :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë;
Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213

Afafti i aplikimit është data [u]14 SHTATOR 2014[/u]

Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike te adresa konkurs@osfa.al, ose të dorëzohen te adresa e Fondacionit Soros në Tiranë.
Për më tepër informacion shkruani te adresa e emailit: konkurs@osfa.al

Ky është viti i tretë i organizimit të këtij Konkursi. Mund të njiheni me dokumentarët e realizuar në dy edicionet e mëparshme në kanalin youtube OSFA-SOROS:

http://www.youtube.com/channel/UChrtetntYLkZePWOwGKZEGw.