Thirrje për Aplikime Kongresi i II Kombëtar i Psikoterapisë

Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë (SHSHP) në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Zhvillimit për Shëndetin Mendor (QSHZHSHM) dhe programin e Shëndetit Publik të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” organizon Kongresin e II –të Kombëtar të Psikoterapisë me temë “ Psikoterapia si mjet parandalimi, trajtimi dhe integrimi social”.
SHSHP fton të gjithë profesionistët e fushës së Shëndetit Mendor të prezantojnë punën e tyre në lidhje me temën kryesore dhe nëntemat e Kongresit, përmes prezantimit të kërkimeve shkencore, eseve, raporteve të praktikës, reflektimeve, në formën e prezantimeve orale apo të posterave.
Afatet kohore nga shpallja e njoftimit deri në mbajtjen e kongresit do jenë si më poshtë:
Dorëzimi i abstraktit : 15 tetor 2014
Lajmërimi i pranimit (me e-mail) : 15 nëntor 2014
Datat e Kongresit : 12-14 dhjetor 2014

Për informacion më të detajuar lidhur me procesin e përgatitjes dhe dorëzimit të abstrakteve ju lutemi t’i referoheni dokumenteve bashkengjitur.