- Shqip
- English
THIRRJE PËR APLIKIME për pjesëmarrje në: Akademia e Artit dhe e Aktivizmit për Ballkanin Perëndimor

Shkarko Dokumentat:
AKADEMIA E ARTIT DHE AKTIVIZMIT PËR BALLKANIN PERËNDIMOR
(Western Balkans Art Action Academy)
AFATI I APLIKMIT – 23 Gusht, 2019
Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF), Qendra për Aktivizmin Artistik, New York (Center for Artistic Activim C4AA) dhe Qendra e Artit Bashkëkohor, Shkup (CCA – Center for Contemporary Arts), ftojnë artistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të aplikojnë t’u bërë pjesë e workshopit 5 ditor “Akademia e Artit dhe Aktivizmit”, në datat 15-19 Tetor, në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. Akademia e Artit dhe Aktivizmit është pjesë e një projekti 2 vjeçar “Qendrat kreative rajonale : Përdorimi i artit dhe kulturës për të nxitur aktivizmin qytetar kundër korrupsionit”. Qëllimi i këtij projekti nuk është vetëm ofrimi i njohurive teorike, por në të njëjtën kohë synohet fuqizimi i artistëve, aktivistëve dhe gazetarëve për të qenë më efektivë në përpjekjet e tyre për të nxitur përfshirjen dhe reagimin qytetar kundër rasteve të korrupsionit. Në të njëjtën kohë synohet edhe ofrimi i mundësive për bashkëpunime të frytshme ndërmjet sektorëve dhe rajoneve të ndryshme gjeografikë.
Duke përdorur një shumësi shembujsh historikë dhe bashkëkohor të organizimit dhe aktivizmit nga e gjithë bota, pjesëmarrësit do të njihen me mënyra të ndryshme të kreativitetit kulturor që janë përdorur për të rritur ndërgjegjësimin dhe per tu organizuar për të ndikuar në legjislacion dhe në hartim politikash. Aplikantët e përzgjedhur do të eksplorojnë ide nga teoritë kulturore të shkencave konjitive e deri te marketingu social. Më pas, pjesmarrësit do të mësojnë t’i përdorin këto ide përmes një serie ushtrimesh praktike, të dizenjuara për ta cliruar imagjinatën nga ‘burgosja’ prej të mundshmes – dhe më pas të zbulojnë sesi ta bëjnë të pamundurën të mundur, nëpërmjet strategjive dhe taktikave të reja.
Pas përfundimit të Akademisë, pjesëmarrësve do tu ofrohet mundësia të aplikojnë si individ apo në bashkëpunim me të tjerë, për mbështetje financiare për të zbatuar projekte të aktivizmit krijues. Gjithashtu pjesëmarrësve do tu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në trajnime të tjera më të avancuara.
KRITERET E PËRZGJEDHJES : Akademia e Artit dhe Aktivizmit është e hapur për artistë, aktivistë dhe gazetarë me përvojë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Aplikantët duhet të angazhohen që të jenë të pranishëm në workshop për pesë ditë të plota, plus kohën e udhetimit. Shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe ushqimit mbulohen nga Akademia.
APLIKANTËT E INTERESUAR DUHET TË KENË :
- Interes dhe motivim për të përdorur krijimtarinë për t’ju drejtuar publikut, lidhur me aspekte të ndryshme të luftës ndaj korrupsionit.
- Entuziazëm dhe angazhim për të marrë pjesë në trajnim, me mundësi për të zhvilluar më pas projekte, apo pjesëmarrje në Programin e Trajnimit për Trajnerë në vitin 2020.
- Dëshirë dhe vullnet për të mësuar dhe bashkëpunuar me njerëz të profesioneve dhe konteksteve gjeografike të ndryshme.
- Përvojë në fushën e artit dhe krijimtarisë, aktivizmit për ndryshim social, dhe/ose gazetarisë.
- Përvoja si lehtësues, mësues apo trajnues është e mirëpritur por nuk është e detyrueshme.
Aplikantët e përzgjedhur do të trajnohen me metodologjitë e Aktivizmit Kreativ, nga ekspertë të Qendrës së Aktivizmit Artistik (Center of Artistic Activism, NY) dhe Qendra e Artit Bashkëkohor (CCA, Skopie). Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të praktikojnë aftësitë e tyre në aktivizmin kreativ/artistik duke ndërmarrë dhe realizuar një aksion kreativ, nëpërmjet bashkëpunimit me artistë dhe aktivistë të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësve në Akademi, do tu ofrohet mundësia për të perfituar grante për aksione dhe projekte kreative, si dhe për të qenë pjesë e Trajnimit për Trajnerët , duke formuar Grupin e Aktivizmit Kreativ të Ballkanit Perëndimor.
Aplikantët e përzgjedhur do të bëhen pjesë e një Rrjeti artistësh, aktivistësh dhe gazetarësh nga vende të ndryshme, të motivuar dhe entuziastë mbi promovimin e aktivizmit kreativ në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, si dhe do të kenë akses në informacione apo mbështetje nga ky Rrjet.
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin që gjendet duke klikuar këtu.
Gjithashtu duhet të bashkëngjisni edhe një CV që përmban informacion relevant me kriteret për këtë Thirrje.
Nëse keni pyetjeje/paqartësi, ju lutem kontaktoni në emailin: pyetje@osfa.al për Shqipërinë, aida@osfbih.org.ba për Bosnje- Hercegovinën, adrijana.lavchiska@fosm.al për Maqedoninë e Veriut dhe rmaslovaric@fosserbia.org për Serbinë.
Aplikimet do të mbyllen në datën 23 gusht, 2019.
Njoftimet për fituesit do të dërgohen deri në datën 13 shtator, 2019.
INFORMACION MBI ‘AKADEMINË E ARTIT DHE AKTIVIZMIT’ DHE QENDRËN PËR AKTIVIZËM ARTISTIK (C4AA)
‘Akademia e Artit dhe Aktivizmit (AAA)’ është krijuar për të ndihmuar artistë që duan të angazhohen në shoqëri për të qenë më efektivë dhe për të sjellë ndryshim. AAA-ja prezanton mënyra të reja në të bërit art dhe aktivizëm, duke u mbështetur në perspektivën e artistësve, ekspertizën dhe njohuritë e tyre. Akademia gjithashtu ndihmon artistët që të ndërtojnë një komunitet ushtrimor - një rrjet të zgjeruar artistësh në rajon dhe në botë, të aftë për të ofruar asistencë dhe këshillim pas përfundimt të workshopit.
Kurrikula e AAA-së përfshin ushtrime që u vijnë në ndihmë pjesëmarrësve për të kuptuar thelbin e aktivizmit, dhe sesi arti dhe kultura mund ti shërbejnë aktivizmit për të mbërritur te njerëzit, te historitë dhe përjetimet e tyre personale, emocionale dhe vlerat e tyre themelore. Akademia thellohet në historinë e aktivizmit artistik efektiv në botë, duke nxjerrë kështu mësime/modele që mund të replikohen në nivel lokal. Por gjithashtu Akademia ofron njohuri se si metodat e përdorura duhet të lidhen dhe të përshtaten sipas kulturës/traditave specifike të një vendi/komuniteti në mënyrë që të kenë efekt. Pjesëmarrësit sjellin shembuj mbi metodat që kanë funksionuar në rajonet dhe kulturat e vendeve të tyre. Bashkarisht ne analizojmë përse këto metoda kanë rezultuar efektive, dhe sesi të bazohemi tek këto metoda për të ideuar fushata të reja që synojnë ndryshime thelbësore. Lektorët e workshopit shpjegojnë sesi mundet të përdoren shkencat konjitive dhe të sjelljes për të ndryshuar sjelljet dhe bindjet e njerëzve. Ndërsa ushtrimet praktike ndihmojnë pjesëmarrësit të eksperimentojnë sesi mund të përdorin këtë shkencë, si dhe narracionin, për të ndryshuar narrativat specifike kulturore. Ashtu si edhe antropologët, grupi do të analizojë dhe eksperiementojë sëbashku narrativat sipas tipareve kulturore, do të krijojë teknika të reja mendimi duke u orientuar drejt impaktit, si dhe do të bashkëpunojë për të ideuar dhe zbatuar nje aksion konkret për të testuar mësimet e nxjerra.
Akademia e Artit dhe Aktivizmit është zhvilluar në mbi 10 vende të botës, me mbi 800 pjesëmarrës. Më poshtë janë disa nga komentet e atyre që kanë qenë pjesëmarrës në këtë Akademi:
“Kjo është një dhuratë e jashtëzakonshme për aktivistët artistë – plotëson nevoja dhe mangësi që ndoshta nuk i dimë që i kemi.”
“Ju falenderoj të gjithëve për këtë workshop. Një agjendë e menduar shumë mirë dhe e konsoliduar në kohë. Përmbajtje, strukturë dhe metodë e shkëlqyeshme.”
“Ju falenderoj për përpjekjet tuaja dhe trajnimin me shumë pasion…po largohem nga ky trajnim një grua më e fortë dhe kreative “
“Kam qenë në pritje të një mundësie që më rigjeneron/rigjalleron angazhimin tim si aktiviste. Ju ma mundësuat atë. Faleminderit.”
“Një mundësi shumë e mirë për të pasuruar mendjen dhe për të eksploruar ide të reja. Leksionet ndikojnë në forcimin e vetëbesimit, ndjesinë e të qënit i pushtetshëm dhe kreativitetin që ç’dokush duhet t’i ketë.”
Akademia e Artit dhe e Aktivizmit - AAA do të drejtohet nga drejtuesit e Qendrës për Aktivizmin Artistik C4AA, Stephen Duncombe, Steve Lambert dhe Rebecca Bray, në bashkëpunim me Qendrën për Artin Bashkëkohor në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, si dhe Grupi i Aktivistëve Kreativë Maqedonas. AAA-ja do të organizohet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Bosnjë Hercegovinë, në bashkëpunim me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në : Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.
Mbi Organizatorët dhe Lektorët
Stephen Duncombe është profesor i Medias dhe Kulturës në Universitetin e New York-ut, aktivist gjatë gjithë jetës së tij, si dhe autor dhe redaktor i gjashtë librave, duke përfshirë: “Endrra : ri-imagjinimi i Politikave Progresiste në Epokën e Fantazisë dhe Lexuesit rezistent ndaj kulturës”.
Steve Lambert është artist konceptual dhe Profesor i Asociuar i Medias së Re në SUNY Purchase. Arti i tij është ekspozuar gjerësisht nëpër botë, që prej rrugës deri tek muzetë, në mbi 14 libra dhe në katër filma dokumentare.
Rebecca Bray është drejtoreshë menaxheriale dhe dizejnuese në C4AA. Ajo ka punuar për Institutin Smithsonian. Ne postin e drejtoreshës ajo ka ndihmuar organizata jofitimprurëse të kuptojnë potencialin e tyre për të arritur audienca të reja përmes përvojave interaktive atraktive.
Gjogje Jovanovikj si një artist i cili nuk njeh limite në media, ka punuar për instalacione, performanca, objekte, video, murale dhe piktura duke synuar një transformim të dimensioneve artistike të mendimeve të tij, duke ndjekur rrjedhshmërinë e kontekstit bashkëkohor. Si aktivist dhe art-ivist ka qenë pjesë e shumë nismave civile dhe artistike në Maqedoni dhe më gjerë. www.gjorgjejovanovik.com.
Goran Kostovski është drejtues artistik/ilustrues/dizejnues/mësues. Merret edhe me pikturë dhe Vjaying. Ka bashkëpunuar me shumë korporata, muzikantë, dhe DJ, duke krijuar identitete vizuale dhe ka qenë i përfshirë në marrëdhëniet me publikun për shumë banda muzikore. Në 2011, krijoi platformën DIY dhe markën private të veshjeve uniseks Celebrate Life.
Eleonora Stojanovikj Nora, artiste e arteve performative, muzikante dhe intalacione video, gjithashtu producente, regjizore, operatore kamera dhe montazhiere në më shumë se 80 video/dokumentarë të shkurtër; bashkëthemeluese e videos “Kërmijtë ulëritës” – prodhim kolektiv - video advokuese
Andrej Mitevski, skulptor dhe art-ivist (artist + aktvist). Pjesmarrës në shumë ekspozita individuale dhe në grup, dhe në art-aksione brenda dhe jashtë vendit të tij. Bashkëpunëtor i Qendrës për Art Bashkëkohor – Shkup https://andrejmitevski.com/about/
Nikola Pisarev, Menaxher projekti në Qendrën për Art Bashkëkohor – Shkup, autor i shumë aksioneve urbane, programeve artistike dhe kulturore brenda vendit, në rajon dhe ndërkombëtarisht. http://www.cac.org.mk/index.php/contact
Adrijana Lavchiska, koordinatore projektesh në Fondacionin Shoqëria e Hapur – Maqedoni e Veriut. Menaxhere grantesh me përvojë në shërbim të demokracisë lokale dhe pjesmarrjes së komuniteteve të margjinalizuara në politikbërje.
Qendra për Aktivizëm Artistik – C4AA trajnon artistë dhe aktivistë nga e gjithe bota për ta përdorur kreativitetin dhe dijen e tyre kulturore për të arritur ndryshime pozitive. Për më tepër: https://artisticactivism.org/.
Qendra për Art Bashkëkohor – CCA, Shkup, Maqedoni e Veriut, është një organizatë e shoqërisë civile me përvojë dhe e specializuar në aksione urbane që promovojnë dhe influencojnë ndryshime pozitive në shoqëri.
Ekipi Maqedonas i Aktivizmit Kreativ është një ekip trajnuesish që trajnojnë mbi metodologjinë e aktivizmit kreativ komunitetet lokale dhe promovojnë artin e angazhuar social.
Për njoftimin në gjuhën angleze klikoni këtu.