- Shqip
- English
THIRRJE PËR APLIKIME - Programi i Medias
THIRRJE PËR APLIKIME
Programi i Medias
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të Programit të tij të Medias, shpall Thirrjen për projekte, për të ofruar mbështetje për organizata dhe gazetarë të angazhuar për të kontribuar në prodhimin e një gazetarie cilësore në shërbim të interesit publik, si dhe për grupe të rinjsh që duan të eksperimentojnë me forma e mënyra krijuese të mbulimit/tregimit të ngjarjes e sjelljes së fakteve të publiku.
Bazuar në sa më sipër, Fondacioni shpall këtë Thirrje, për të mundësuar mbështetje për :
- Modele, platforma apo programe mediatike që prodhojnë gazetari cilësore, duke u bazuar në standartet profesionale të gazetarisë. Inkurajohet përdorimi i metodave hulumtuese dhe analizave cilësore të bazura në fakte e të dhëna.
- Mbështetje për Media komunitare dhe/ose rinore, modele që përdorin median dhe teknologjinë për më shumë aktivizëm krijues dhe ndryshim social.
- Mbështetje për iniciativa që tentojnë të diversifikojnë instrumentat mediatikë të përdorur për të sjellë informacion në një formë ndryshe dhe më afër publikut.
Ftohen të sjellin koncept-idetë e tyre lidhur me sa më sipër, organizata, gazetarë apo grupime joformale.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë listën e dokumenteve si më poshtë :
- Përmbledhje të idesë sipas formatit që e gjeni duke klikuar këtu.
- Letër Motivimi
- CV të grupit të punës
Afati i Aplikimit 16 Prill 2017
Dokumentet duhet të dërgohen me email, në adresën konkurs@osfa.al
Për më shumë informacion mbi aplikimin mund të klikoni Pyetje të shpeshta, ose mund të kontaktoni Fondacionin në adresën e mëposhtme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
konkurs@osfa.al