Thirrje për aplikime "Të veprojmë për përmirësimin e arsimit parauniversitar"

Tematika: 

Arsimi parauniversitar, në Shqipëri, karakterizohet nga problematika  të mprehta, të cilat prekin dejtpërdrejtë  cilësinë  dhe përmbajtjen e mësimdhënies. Kjo situatë, sot, do të ndikojë në cilësinë e së nesërmes.

Nxënësit dhe prindërit, personalisht, si dhe përmes strukturave shkollore duhet të veprojnë për zgjidhjen e tyre. Forumi i  Aktivizimit në Arsim, synon fuqizimin e nxënësve për nxitjen e ndryshimeve pozitive në arsim. Fondacioni Shoqëra e Hapur për Shqipërinë  fton nxënësit e shkollave të mesme nga qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit  dhe Korçës që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e forumit. Objektivi i tij është pajisja e pjesëmarsve me aftësi për zgjidhjen e problemeve si dhe mbështetjen e tyre, përgjatë  angazhimit konkret për arritjen e zgjidhjes. Forumi do të zhvillohet në periudhën Maj – Dhjetor 2019, një herë në muaj, gjatë fundjavës, dhe do të bëjë bashkë leksionet, trajnimet dhe diskutimet në grup në lidhje me problemet konkrete.

Nxënësit që jetojnë në këto qytete dhe dëshirojnë të aplikojnë janë të lutur të plotësojnë formularin këtu, deri në dt. 24 Prill 2019.