Thirrje për kryetar grupi në projektin për monitorimin e ligjërimit politik publik

Titulli i Pozicionit: Kryetar i Grupit të Punës
Titulli i Projektit: Monitorimi i Ligjërimit Politik Publik
Programi: Mirëqeverisja dhe Integrimi Europian
Pozicione: 1
Kohëzgjatja: 5 muaj (fazë pilot, me synim afatgjatë)
Afati i Fundit për të Aplikuar: 29 shtator 2011

Pershkrimi i projektit

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, nëpërmjet Projektit të Monitorimit të Ligjërimit Politik Publik (faza pilot – 6 muaj) synon përmirësimin e debatit publik profesional dhe objektiv mbi ligjërimin politik si dhe rritjen e presionit publik dhe kërkesës për ligjërim politik që nxit respekt për institucionet dhe ligjin. Kjo mendohet të arrihet nëpërmjet një monitorimi sistematik të ligjërimit politik publik dhe raportim periodik të analizës së deklaratave të figurave kryesore politike në vend, bazuar kryesisht në metodat shkencore të hulumtimit cilësor.

Profili i kryetarit të grupit të punës- kriteret e kërkuara për përzgjedhje

Kompetencat:
• Aftësi të shkëlqyera në shkrime dhe editime publikimesh e raportesh.
• Ekspertizë disa vjecare në metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit, si dhe analizë përmbajtjeje.
• Përvojë kërkimore në terren dhe raportim të gjetjeve.
• Aftësi për të paraqitur materiale komplekse në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga një audiencë e jashtme.
• Aftësi për të përgatitur dhe paraqitur raporte të një cilësie të lartë në afate kohore strikte.
• Eksperiencë paraprake në drejtimin e një grupi pune.
• Aftësi për të menduar në mënyrë strategjike dhe kreative në menyrë që të përmbushë suksesshëm objektivat e projektit.
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi.

Edukim/Eksperiencë Profesionale/Gjuhë të huaja:
• Minimum diplomë pas-universitare për Shkenca Politike, Gjuhësi ose Gazetari- preferencë do i jepet kandidatëve me doktoraturë në fushat e sipërpërmendura.
• Minimum 5 vjet eksperiencë profesionale në fushat përkatëse-preferencë do ti jepet kandidatëve te cilët kane publikuar shkrime, artikuj ose ese analitike me karakter politik/historik
• Përdorim i shkëlqyer i gjuhës Shqipe dhe Angleze-të shkruar dhe të folur.

Detyra dhe përgjegjësi

I përzgjedhuri për këtë pozicion do të udheheqë punën e grupit të ekspërteve dhe do të bashkëpunojnë ngushtazi me Koordinatorin dhe Asistentin e Projektit.

Disa nga detyrimet përfshijnë por nuk limitohen në:

• Mbikqyr punën e grupit të punës.
• Detajon dhe trajnon grupin e eksperteve me metodologjinë që do të përdoret gjatë monitorimit dhe shkrimit të raporteve.
• Shërben si këshillues i grupit të ekspertëve, jep mbështetje dhe orientim grupit të punës gjatë monitorimit dhe shkrimit të raporteve.

• Sigurohet që të dhënat e paraqitura në raport të jenë të sakta, dhe analiza të jetë e plotë.
• Harton përmbledhjen ekzekutive, përfundimet e Integruara për versionin final.
• Sigurohet që drafti final në shqip është i njësuar dhe i redaktuar.
• Merr pjesë në të gjitha veprimtaritë publike të projektit.
• Udhëheq grupin e punës në veprimtaritë publike të projektit.
• Promovon produktet e projektit te grupet e synuara.

Dorëzimi i aplikimit

Materialet që i këkohen të paraqesë cdo aplikanti për t'u konsideruar për këte pozicion janë:
• Curriculum Vitae.
• Letërmotivim.
• Dy referenca .
• Publikime, raporte ose punime të realizuara nga kandidati.

Kandidatët e kualifikuar janë të inkurajuar të dorëzojnë paketën e mësipërme të aplikimit via e-mail në adresën elektronike AHalo@osfa.soros.al.

Konsiderime të mëtejshme

- Aplikimet e të interesuarve që mbërrijnë pas datës së caktuar si afati përfundimtar për të aplikuar nuk do të merren në konsideratë.
- Vetëm kandidatët e kualifikuar të cilët do të kalojnë fazën e parë përzgjedhëse do të kontaktohen.

Për më tepër informacion mbi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, ju lutem të vizitoni faqen zyrtare www.soros.al

Për të parë thirrjen në versionin pdf, klikoni këtu.
2011-09-08 00:00:00 Europe/Tirane