Thirrje për shprehje interesi për studentët - LABORATORI I DEBATIT UNIVERSITAR - NGA FJALA TEK VEPRIMI EDICIONI IV

Konteksti

Për të katërtin vit radhazi Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mbështet Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) në organizimin e Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala tek Veprimi. Laboratori i Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi zhvillohet në kuadër Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë 2021-2024, i zbatuar nga SCiDEV dhe Liburnetik, i cili ndër vite ia ka dalë me sukses të fuqizojë kapacitetet e gjimnazistëve dhe studentëve pjesëmarrës për të qenë qytetarë proaktivë, të pajisur me mendim kritik dhe aftësi në të folurin në publik, që marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të komunitetit të tyre si dhe në jetën publike të vendit.

Debati Universitar – Edicioni IV

Në këtë edicion të katërt të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi do të përfshihen 120 studentë nga 12 Universitete Publike dhe Private në vend, të cilët do të:

  1. Fuqizojnë kapacitetet teorike e praktike në fushën e aktvizmit (përfshirë format e aktivizmit digjiyal) dhe pjesëmarrjes studentore në proceset vendimmarrëse të IAL-ve përmes Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve të studentëve.
  2. Trajnohen mbi rregullat dhe strukturën e debatit.
  3. Përfaqësojnë Universitetin/Fakultetin e tyre në kompeticionin e debatit, si dhe përmirësojnë mendimin kritik dhe të folurin në publik duke debatuar për modelin zhvillimor dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
  4. Kenë mundësinë të publikojnë artikujt e tyre në Blogun e Debatit.
  5. Kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e edicionit të tretë të Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi”
  6. Kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë të Forumit Rinor të Debatit, i cili do të bëjë bashkë të rinjtë debatues të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë në një debat mbi politikat arsimore me politikbërës, dhe përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile në vend.

 

Si mund të bëhesh pjesë?

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Edicionit IV të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala tek Veprimi, aplikoni në këtë link.

Afati për aplikim: 15 nëntor 2022, 23:59

Më shumë informacion për thirrjen për studentë debatues

Je një student i pajisur me mendim kritik, i apasionuar pas analizave kritike dhe argumenteve të bazuara në evidenca?

Dëshiron të fuqizosh kapacitetet e tua në të folur publik dhe të mësosh në mënyrë proaktive mbi format e aktivizmit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje?

Je në kërkim të një mundësie për t’u bërë pjesë e një grupi dinamik të rinjsh që advokojnë përmes kërkimit shkencor dhe forcës së argumentit për çështje me interes publik në vend?

Nëse përgjigja është po, atëherë kjo thirrje është për ty!

Laboratori i Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi organizohet nga SCiDEV në kuadër të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Në këtë program studentët fuqizojnë kapacitetet e tyre në të folurin në publik si dhe mprehin mendimin kritik e analitik, përmes trajnimeve të vazhduara, përfshirjes në një kompeticion debati universitar në rank kombëtar, si dhe përmes mundësive për angazhim në punë kërkimore e fushata advokuese online dhe offline.

Në këtë edicion të katërt të Laboratorit  të Debatit Universitar-Nga Fjala te Veprimi 120 studentë nga 12 Universite Publike e Private në Vend do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e:

  1.  Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve.
  2.  Laboratorit të Debatit Universitar mbi modelin zhvillimor të Shqipërisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
  3. Blogut të Debatit me publikimet në autorësinë e tyre.
  4. Fushatës “Nga Fjala te Veprimi” përmes aplikimit.
  5. Forumit të parë Rinor të Debatit, me në fokus politikat arsimore në vend.

 

Për më shumë informacion mbi mundësitë dhe risitë që ofron Edicioni IV i Laboratorit të Debatit Universitar klikoni këtu.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi dinamik, fuqizues e sfidues aplikoni nën këtë link