Trashëgimia Tryezë e rrumbullakët mbi disa rekomandime që mund t’i bëhen forcave politike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Fondacioni “Moisiu” me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, Soros në datën 16 Mars 2011 organizuan në Tiranë një tryezë të rrumbullakët mbi disa rekomandime që mund t’i bëhen forcave politike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kjo veprimtari u krye në kuadër të projektit “Për një europianizim të politikës së re shqiptare”.

Në takim morën pjesë anëtarët e “Forumit Civil 2010”, ambasadori i OSBE në Shqipëri, z.Eugen Wollfarth dhe Sekretarja Politike e Ambasadës Britanike, znj.Hannah Batchelor. Në këtë takim u diskutua për veprimet dhe zgjidhjet që duhet të ndërmerren nga forcat politike shqiptare për kryerjen e zgjedhjeve sipas standarteve demokratike europiane. Në këtë kuadër u dhanë mendime për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore, zbatimin e pikave të përmendura në raportet e OSBE/ODIHR dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në favor të rritjes së transparencës dhe sigurimit të një procesi zgjedhor sa më të drejtë e të saktë.

Ky takim u iniciua nga z.Alfred Moisiu i cili foli për mangësitë në zhvillimin e procesit zgjedhor ndër vite dhe parashtroi disa sugjerime për zgjidhjen e tij, si rikompozimin e komisioneve zgjedhore qendrore e vendore me përfaqësues nga inteligjenca, betimin e çdo anëtari të komisionit para Gjykatave të Apelit për rritjen e ndjenjës së përgjegjësise ligjore nga ana e tyre, pajisjen e qëndrave të votimit me aparate për verifikimin e kartave të identitetit, përqëndrimin e qëndrave të votimit të fshatrave në qendër të komunës. Një pjesë e diskutimit të tij u fokusua dhe mbi reformimin e Kushtetutës dhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit nga populli, që mund të ndikojnë në të ardhmen për parandalimin e krizave dhe zgjidhjen e tyre të shpejtë.

Fjala e z.Moisiu u vijua më pas nga z.Njazi Jaho, anëtar i “Forumit Civil 2010”, i cili paraqiti disa pika të rekomandimeve dhe kritikave të bëra ndër vite nga OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor, duke i cilësuar këto raporte si pika kyçe për t’u zbatuar për arritjen e një procesi zgjedhor cilësor, të drejtë e transparent. Më tej takimi vazhdoi me diskutimin e z.Rexhep Meidani, i cili theksoi nevojën e rindërtimit ose rregullimit të strukturës zgjedhore. Gjithashtu, ai argumentoi rëndësinë e një Kodi Etik Dypalësh si garantues për mbarëvajtjen e sistemit zgjedhor. Një pjesë e diskutimit tij u fokusua dhe mbi transparencën e financimit të procesit zgjedhor. U vlerësua e rëndësishme deklarimi i pasurisë së kandidatëve, bisneseve që financojnë fushatën si dhe pasqyrimin e këtyre fakteve nga media.
Më pas fjalën e mori Ambasadori i OSBE në Shqipëri, z.Eugen Wollfarth, i cili nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një objektiv i ndërtimit të një shoqërie që funksionon. Gjithashtu, ai përmendi nevojën e një dëshire të mirë nga qytetarët dhe liderët politikë, duke theksuar ligjin si enti regullator i këtyre marrëdhënieve, si zgjidhje për situatën e krijuar në vend.

Më tej diskutimi vazhdoi rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje, angazhimit të shoqërisë civile në këshillat bashkiake dhe roli, qëndrimi dhe përgjegjësitë e ndërkombëtarëve në dhënien e rekomandimeve lidhur me çështjen.

Roundtable on some suggestions to Albanian political parties about possible changes to the Electoral Code

"Moisiu" Foundation with the support of the Open Society Foundation for Albania, Soros on 16th of March 2011, in Tirana hold a roundtable on some suggestions to Albanian political parties about possible changes to the Electoral Code. This activity was performed in the framework of the project "For the Europeanization of the new Albanian policy”.
The meeting was attended by members of the "Civil Forum 2010", OSCE Ambassador to Albania, Mr. Eugen Wollfarth and Political Secretary of the British Embassy, Mrs. Hannah Batchelor. This meeting was focused on identifying some solutions and actions that should be taken by the Albanian political forces in accomplishment the elections according to the European democratic standards. In this context, were given opinions on the organisation and functioning of the electoral commissions, the implementation of the key issues mentioned in the reports of the OSCE/ODIHR and the improvement of the electoral legislation in favour of increasing transparency and ensuring a fair and democratic electoral process.

This meeting was initiated by Mr.Alfred Moisiu, who spoke about the shortcomings in the development of the electoral process over the years and he proposed some suggestions for resolving it, as the composition of central and local electoral commissions with representatives from the intellectual part of the society, the oath of any member of the commission before the Courts of Appeal to increase a sense of legal liability on their part, the provision of polling stations with apparatus for verification of identity cards, the concentration of polling stations in the villages in the centre of the municipality. Part of his discussion focused on reforming the Constitution and the issue of electing the President directly by the people, these may affect the future for the prevention of crises and resolving them quickly.

The speech of Mr. Moisiu was followed later by Mr.Njazi Jaho, member of the "Civil Forum 2010", who presented several important issues of the recommendations and criticisms made over the years by the OSCE/ODIHR election process, calling such reports as the key point to be implemented to achieve a qualitative, fair, and transparent election process. Further the discussion was followed by Mr. Rexhep Meidani who emphasised on the need for reconstruction or adjustment of the electoral structure. He also argued about the importance of a Bilateral Code of Ethics as a guarantee for the progress of the electoral system. Part of his discussion focused on the transparency in financing the electoral process. Also it was considered important the declaration of property for all candidates, businesses that finance the campaign and the coverage of these facts by the media.

Further the OSCE Ambassador to Albania, Mr. Eugen Wollfarth hold the speech highlighting the importance of free and fair elections as an objective to build a society that functions. He also cited the need of a good willingness by citizens and political leaders, stressing the law as a regulatory entity of such relations, as a solution for the situation in the country.

Moreover, the discussion continued on the importance of the voter’s participation in elections, the involvement of the civil society in municipal councils as well as the role, position and responsibilities of the international community in providing specific recommendations regarding this issue.