Vazhdojnë aplikimet për bursa për studime universitare në Universitetin Amerikan në Bullgari

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa për studime 4- vjeçare Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2021-2022.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Letërsi; Psikologji; Fizikë.

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
     

APLIKIMI: Plotësoni online Formularin e Aplikimit në linkun: https://apply.aubg.edu/account/register;

Më pas, plotësoni Formularin e Ndihmës Financiare dhe ngarkoni gjithë dokumentacionin e kërkuar deri në datën 1 Mars 2021.

Ju mund të shkarkoni dokumentacionin në faqen www.osfa.al.

Na kontaktoni për çdo paqartësi apo informacion që do ju nevojitet:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
E-mail: bursa@osfa.al

Ose:

American University in Bulgaria
Admissions Office
ABF Student Center
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year