Vazhdojnë aplikimet për bursa të plota e të pjesshme për studime BA në ACT-Universiteti Amerikan në Selanik

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për Studime Universitare (BA) 4 vjeçare dhe për Studime Pasuniversitare Master 1 vjecar, Universitetin Amerikan të Selanikut- Greqi, për vitin akademik 2021-2022.

Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor:

  • Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm)
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
  • Biznes dhe Informatikë (BS)
  • Shkenca Kompjuterike (BS)
  • Gjuhë Angleze (BA) (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media)
  • Psikologji (BS)

 

Në nivelin Pasuniversitar:

  • Master në Administrim Bisnesi (MBA)
  • Master në Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)
  • Master në Psikologji Organizative Industriale (MS)

 

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Për Studime Universitare BA:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

Për Studime Pasuniversitare:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu

Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun:

http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application

 

Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2021

Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ti ngarkoni online në formularin e aplikimit deri në afatin e treguar më sipër.

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar te www.osfa.al.

 

E-mail: bursa@osfa.al

                                             www.osfa.al                    www.act.edu