- Shqip
- English
Shtyhet afati i Aplikmit per Bursa per Studime Universitare ne Universitetin Amerikan te Selanikut.
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Kolegji Amerikan i Selanikut ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime universitare (BA) 4 – vjeçare në Kolegjin Amerikan të Selanikut, për vitin akademik 2015-2016.
Degët që ofrohen:
-
- Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim ose Marketing)
-
- Mardhënie Ndërkombëtare (BA)
- Biznes dhe Shkenca kompjuterike
- Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) (me specializm në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim&Media)
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të gjuhës angleze pranë zyrave të Fondacionit Soros).
- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://admissions.act.edu/
Afati për Studime Universitare 10 Qershor 2015;
Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun :
http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1
Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afafet e treguara më siper, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtëme :
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213
e-mail: bursa@osfa.al
Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar te faqja www.osfa.al, ose të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.
Lista e dokumentave te kerkuar
Per Studime 4 vjecare Universitare - BA
-
Plotesimi online i Formularit te Aplikimit per Studime BA http://admissions.act.edu/
-
Plotesimi online i Formularit te Ndihmes Financiare: http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1
-
Lista e notave te dy viteve te para te shkolles se mesme, si dhe lista e notave te semestrit te pare te vitit te fundit (per ata qe jane ende ne vit te fundit te shkolles se mesme)
-
Lista e notave te te gjitha viteve te shkolles se mesme, bashke me diplomen (per ata qe e kane perfunduar shkollen e mesme) - e perkthyer ne anglisht dhe e noterizuar
-
Certifikate per njohjen e gjuhes angleze e Nivelit C1 (per ata qe e kane dhene provimin e gjuhes). Per ata qe nuk e kane dhene provimin, kjo do tu mundesohet nga Fondacioni Soros pas aplikimit online.
-
CV ne anglisht
-
Fotokopie pashaporte, ose certificate, ose karte identiteti
-
Nje fotografi (formati i fotos per pashaporte)
-
Vertetim per te ardhurat e prinderve per dy vitet e fundit (e perkthyer ne anglisht dhe e noterizuar)
-
Deklarate personale lidhur me situaten financiare te familjes (ne anglisht)
Te gjitha dokumentat me siper do te duhet te dorezohen prane zyrave te Fondacionit Soros ne Tirane, ne adresen e meposhteme , brenda afatit: 10 Qershor 2015
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tirane Tel: +355-42-235856, 248-213 e-mail: bursa@osfa.al