Shtyhet afati i Aplikmit per Bursa per Studime Universitare ne Universitetin Amerikan te Selanikut | Viti akademik 2018-2019

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

30 Maj 2018 deri 30 Qershor 2018

Bursa: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të pjesshme për studime universitare (BA) 4–vjeçare dhe për studime pasuniversitare Master 1-vjecar, Universitetin Amerikan të Selanikut, për vitin akademik 2018-2019Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor 

  • Administrim Bisnes (BS)
    (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar,  Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm)
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
  • Biznes dhe Informatikë (BS)
  • Shkenca Kompjuterike (BS)
  • Gjuhë Angleze (BA) (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media)

 

Në nivelin Pasuniveritar:

  • Master në Administrim Bisnesi (MBA)
  • Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)

 

Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

Për Studime Univeristare BA:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

 

Për Studime Pasuniveristare:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;

 

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu/

Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Qershor 2018

Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun: http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application

Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afatin e treguar më sipër, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë Tel: +355-42-235856, 04 234223
E-mail: bursa@osfa.al

 

 

Lista e dokumentave të kërkuar

Për Studime 4 vjeçare Universitare - BA

  • Plotësimi online i Formularit të Aplikimit për Studime BA http://admissions.act.edu/
    (Shkruani kodin referencial FDTEN1, i cili ju përjashton nga fee e aplikimit online)
  • Plotësimi online i Formularit të Ndihmës Financiare: http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application
  • Lista e notave të dy  viteve të para të  shkollës së mesme, si dhe lista e notave të semestrit të parë të vitit të fundit (për ata që janë ende në vit të fundit të shkollës së mesme) - përkthyer në anglisht dhe noterizuar
  • Lista e notave të të gjitha viteve të shkollës së mesme, bashkë me diplomën (për ata që e kanë përfunduar shkollën e mesme) - e përkthyer në anglisht dhe e noterizuar
  • Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze minimumi e Nivelit B2
  • Letër motivimi
  • CV në anglisht
  • Fotokopje pashaportë, ose certificatë, ose kartë identiteti
  • Një fotografi (formati i fotos për pashaportë)
  • Vërtetim për të ardhurat e prindërve për dy vitet e fundit (e përkthyer në anglisht dhe e noterizuar)
  • Deklaratë personale lidhur me situatën financiare të familjes (në anglisht)
  •  Certifikatë familjare për aplikime jashtë shtetit

 

Për Studime 1 vjeçare Pasuniversitare - Master

  • Plotësimi online i Formularit të Aplikimit për Studime MBA&Msc http://admissions.act.edu/
    (Shkruani kodin referencial FDTEN1, i cili ju përjashton nga fee e aplikimit online)
  • Plotësimi online i Formularit të Ndihmës Financiare: http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application
  • Lista e notave e të gjitha viteve universitare të kryera  - e përkthyer në anglisht dhe e noterizuar
  • Diplomë Universitare (për ata që janë të diplomuar në momentin e aplikimit)- e përkthyer në anglisht dhe e noterizuar
  • Letër Motivimi
  • Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze (minimumi 80 IBT, ose 6.5 IELTS)
  • CV në anglisht
  • 2 rekomandime në Anglisht (ose të përkthyera në anglisht)
  • 2 Ese në anglisht (aplikantët duhet të zgjedhin ndërmjet 4 temave që propozohen ne Formularin e Aplikimit)
  • Fotokopje pashaporte, ose certificatë, ose kartë identiteti
  • Një fotografi (formati i fotos për pashaportë)
  • Vërtetim për të ardhurat e prindërve për dy vitet e fundit (e përkthyer në anglisht dhe e noterizuar)
  • Deklaratë personale e detajuar lidhur me situatën financiare të Familjes (në anglisht)

 

Të gjitha dokumentat më sipër do të dorëzohen pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tiranë, në adresën e mëposhtëme, brenda afatit: 30 Qershor 2018  

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223
e-mail:
bursa@osfa.al

www.act.edu                                    www.osfa.al