Lëvizja Evropiane në Shqipëri publikon numrin e dytë të revistës “EuroSpeak”

05 Qershor 2011

Në kuadër të një projekti të financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), publikohet nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri numri i dytë i revistës “EuroSpeak". “EuroSpeak” është një revistë e përdymuajshme, e pasur me informacion të përditësuar dhe analiza mbi çështje të integrimit europian, me fokus të veçantë mbi zhvillimet e marrëdhënieve të BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Nga vetë emri, “EuroSpeak” (gjuha e përdorur nga zyrtarët në Bruksel dhe shpeshherë e kuptueshme vetëm për ekspertët), revista është projektuar për të përcjellë tek publiku i gjerë në një gjuhë më të lexueshme dhe jo teknike thelbin e debateve në gjirin e institucioneve të BE-së.
Ajo synon të zvogëlojë hendekun aktual informativ mbi tema të tilla duke aspiruar të propozojë analizë cilësore dhe të Pavarur, e cila shkon përtej listimit të thatë të fakteve apo deklaratave të politizuara mbi integrimin në BE që ndeshen shpesh në media. Përpos artikujve të shkruar nga stafi i revistës, lexuesi mund të gjejë dhe një përzgjedhje artikujsh të publikuar në mediat më të mira të specializuara në mbulimin e çështjeve të BE-së.

Për të lexuar të plotë revistën, klikoni këtu.