ANALIZË E VENDIMMARRJES SË KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE NË FUSHËN E TË DREJTËS SË INFORMIMIT (2015-2019)

09 Dhjetor 2020
  • Sa ka qenë numri i ankesave për refuzim apo cënim të së drejtës së informimit pranë institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë periudhës 2015-2019?
  • Sa eficente ka qenë vendimmarrja e Komisionerit në trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre ankesave?
  • Cilat kanë qenë disa nga arritjet kryesore gjatë 5 vjecarit të parë të miratimit të ligjit “Për të drejtën e informimit” dhe cilat janë drejtimet që duhen përmirësuar në të ardhmen?
  • Sa jurisprudenca gjyqësore e ka mbështetur vendimmarjen e Komisionerit?

 

Këto janë disa nga pyetjet kryesore që synon t’i japë përgjigje analiza e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë të vendimmarjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në fushën e të drejtës së informimit për periudhën 2015-2019.

Vendimmarrja e Komisionerit është e rëndësishme, jo vetëm përsa i përket ushtrimit të funksioneve të tij si organ mbikqyrës, por edhe për faktin se kjo vendimmarrje shërben si garanci ligjore në mbrojtje të së drejtës së informimit dhe ndikon në mentalitetin e administratës publike duke vendosur kështu standartet e të drejtës për informim.

Pas 6 vitesh nga hyrja në fuqi e një ndër ligjeve më përparimtarë në fushën e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve shtetërore, ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” lind nevoja për të analizuar jurisprudencën e deritanishme me qëllim promovimin e praktikave pozitive si dhe evidentimin e problematikave të hasura. Metodologjia e ndjekur në këtë analizë limiton rezultatet e dala sepse mbështetet kryesisht vetëm në një burim informacioni, në vendimet e Komisionerit dhe në vendimet gjyqësore të gjykatës administrative të shkallës së parë Tiranë.

Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e Fondacionit.