Analizë | Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

22 Prill 2016

Tematika: 

Shkarko Dokumenta: 

“Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore të gjyqtarëve: Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” ka qënë studimi i parë i publikuar nga Res Publica në Maj 2015 në kuadër të Programit “Sfidimi i kulturës së pandëshkueshëmrisë.”

Një pjesë e këtyre rekomandimeve gjetën pasqyrim edhe në “Analizën e Sistemit të Drejtësisë”, përgatitur nga Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi dhe komisioni ad-hoc, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i ngritur në Qershor 2015.

Në vazhdimësi, dhe nën dritën e studimit të sipërpërmendur, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Res Publica ka vazhduar monitorimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe për vitin 2015, në lidhje me transparencën, procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve, përballjen e këtij institucioni me fenomenet korruptive në gjyqësor, etj.

Duke pasur si qëllim, jo vetëm monitorimin e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve, Res Publica e ka bazuar këtë studim edhe në vëzhgimin e përfshirjes dhe adoptimit nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, të rekomandimeve të prezantuara dhe që janë vënë në dispozicion nga studimi i mëparshëm.

Synimi është që rezultatet e nxjerra nga ky monitorim të shërbejnë jo vetëm si kritikë e veprimtarisë së KLD në fushën përkatëse, por edhe për të mbështetur rekomandime të tjerë të vlefshme në kuadër të reformës për drejtësi, në procesin e konsultimit publik, pjesë e të cilit është edhe Res Publica.

Studimin e plotë e gjeni duke klikuar këtu.