Anketimi kombëtar mbi perceptimet & pritshmëritë drejt anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në BE

27 Mars 2015

Nga muaji qershor 2014, Shqipëria është zyrtarisht vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përmirësimi i perceptimit të përbashkët mbi Bashkimin Europian (BE) dhe një kuptim më i gjerë mbi institucionet, vlerat dhe procedurat e saj është një projekt mjaft i rëndësishëm dhe afatgjatë. Pjesa dërrmuese e popullsisë shqiptare vazhdon ta mbështesë fuqimisht integrimin europian. Autoritetet shqiptare dhe BE-ja kanë punuar së bashku për të adresuar këto çështje. Ka patur progres në rritjen e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të audiencës shqiptare mbi BE-në. 

Gjatë muajve maj-tetor 2014, Delegacioni i BE në Shqipëri angazhoi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros të ndërmerrte “Anketimin kombëtar 2014 mbi perceptimet dhe pritshmëritë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. Studimi ofron informacion të detajuar mbi nivelin e dijes dhe të kuptuarit të qytetarëve shqiptarë mbi BE-në, nivelin e dijes dhe të kuptuarit rreth punës së BE-së dhe çfarë nënkupton procesi i integrimit. Studimi hedh dritë mbi kanalet e informacionit më të përdorura nga qytetarët kur kërkojnë informacione mbi BE-në dhe integrimin europian dhe shpjegon faktorët që ndikojnë në formimin e opinionit shqiptar rreth çështjeve të BE. Gjithashtu ky studim analizon këto faktorë duke ofruar rekomandime se si mund të përmirësohet strategjia e komunikimit e BE-së. 

Rezultatet e anketimit të Shqipërisë janë shumë interesante pasi paraqiten të krahasuara me rezultatet e vendeve të tjera europiane duke përdorur rezultatet e pesë Eurobarometrave standartë. Në kuadër të këtij projekti Fondacioni organizoi Panelin e diskutimit me temë:

Anketimi kombëtar mbi perceptimet & pritshmëritë drejt anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në BE

në Qendrën e Informimit të BE-së në datën 27 Mars 2015.

Në vazhdim të konkluzioneve dhe rekomandimeve që u prezantuan gjatë diskutimit duam të ndajmë me ju një përmbledhje të rezultateve të këtij anketimi. 

Një përmbledhje të rezultateve të anketimit e gjeni këtu, së bashku me axhendën në shqip dhe anglisht dhe fjalimin e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit.

Për të aksesuar raportin e plotë në anglisht e gjeni këtu, ndërsa anekset e detajuara të raportit i gjeni këtu.

Për të aksesuar një variant të shkurtuar të raportit në anglisht klikoni këtuPrezantimi në shqip dhe në anglisht.

Për të parë albumin fotografik të tryezës klikoni këtu

Ftojmë dhe inkurajojmë të gjithë studiuesit, akademikët, studentët që janë të interesuar mbi çështjet e integrimit europian të përdorin datasetin e anketimit, të cilin e gjeni këtu, për të hartuar analiza të tjera më të thelluara.