INFOCIP | Vlerësimi i afateve në shqyrtimin gjyqësor administrativ dhe dorëzimin e vendimeve

15 Qershor 2016

INFOCIP shpalli në prani të autoriteteve më të larta të ekzekutivit, gjyqësorit dhe aktorëve ndërkombëtarë që implementojnë programe në sistemin e drejtësisë “Vlerësimin Kombëtar tematik për afatet e shqyrtimit gjyqësor dhe ato të dorëzimit të vendimeve në Gjykatat Administrative”. Ai ka shtrirje të plotë kombëtare duke vendosur kështu një gur themeli në fushën e monitorimeve tematike në sistemin gjyqësor administrativ.

Studimi sjell risi si në konceptim ashtu edhe në mënyrën e realizimit. Metodologjia e përdorur është unike, e është dizenjuar nga INFOCIP për të ofruar efikasitet maksimal në kontrastimin e afateve ligjore me gjetjet konkrete të përftuara nga monitorimi i regjistrave të gjykatave. Është fakt se ligji 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” cakton afate të sakta sa i takon shqyrtimit gjyqësor dhe dorëzimit të vendimeve, duke dhënë mundësi konkrete për të realizuar matje të respektimit (tejkalimit) të këtyre afateve.

Vlerësimi tematik i vitit 2015 ka zgjeruar fokusin e tij, duke përfshirë për herë të parë matjen e afateve të shqyrtimit gjyqësor. Kjo është gjithashtu risi absolute, jo vetëm në kuadër të vlerësimeve të INFOÇIP, por më gjerë edhe në nivel kombëtar. Për herë të parë tashmë ekzistojnë mundësi reale për të përllogaritur vonesat e shqyrtimit gjyqësor administrativ. Në përgjithësi, sipas jurisprudencës së GJEDNJ, për llogaritet nga moment i depozitimit të kërkesë padisë dhe deri në dorëzimin e vendimitpërfundimtar në sekretarinë e gjykatës. 

Ky vlerësim u mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur per Shqipërinë në kuadër të programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”.

Shkarko këtu vlerësimin tematik.