- Shqip
- English
Katalogu Video-dokumentarët e Konkursit Mediatik “RRATHË IV”
27 Dhjetor 2017
Tematika:
Projekti “Rrathë”, i realizuar nga Fondacioni Soros, lindi andej nga fillimi i 2012 si një nevojë për të nxitur, seleksionuar e edituar një mënyrë të re të pasqyrimit të realitetit shqiptar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mediat tona, kombëtare apo lokale, me gjithë punën kolosale që kryejnë, e kanë ende të vështirë, për shumë motive, që ta afrojnë sasinë e infomacionit me problematikën e individit të thjeshtë shqiptar.