Komunitetet shkollore dhe politikat arsimore

16 Mars 2016

Në kuadër të punës në fushën e arsimit gjatë vitit 2014 Fondacioni zhvilloi një studim i cili u përqëndruan në çështjet e mëposhtme:

  • Në ç’përmasë ndodh përfshirja e prindërve, mësuesve dhe nxënësve në vendimmarrjen e shkollës?
  • Në ç’përmasë ndodh përfaqësimi i prindërve dhe nxënësve në strukturat e shkollës?
  • Cili është potenciali e prindërve për t’u organizuar dhe ndikuar në vendimmarrjen e shkollës?
  • Cili është konteksti ku studiojnë nxënësit?

Studimi u krye në qytetin Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës dhe Kukësit me 1250 prindër fëmijët e te cilëve frekuentonin arsimin parauniversitar, 1190 mësues dhe 1177 nxënës, të grupmoshës 15 deri në 19 vjeç. Gjetjet e studimit pasurojnë, informojnë dhe njëkohësisht shërbejnë si bazë për procesin e debatit brenda komuniteteve të shkollave për monitorimin e zbatimit të politikave arsimore. Procesi i debatit qytetar dhe i pjesëmarrjes së komunitetit të shkollës në vendimmarrje është nisur dhe mbajtur aktiv nga Fondacioni prej disa vitesh tashmë, në veçanti për aspekte kyçe si: rishikimi i legjislacionit të arsimit parauniversitar, politikat e teksteve shkollore, matura shtetërore dhe gjithëpërfshirja në arsim me fokus tek grupet e brishta dhe të margjinalizuara të shoqërisë. 

Raportin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.