Marrëdhëniet Shqipëri dhe Greqi – Çfarë mendojnë qytetarët?

15 Qershor 2021

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë mbeten një enigmë e ndërlikuar. Të dy vendet fqinje kanë lidhje të gjera historike, ekonomike dhe sociale. Ato marrin pjesë në të njëjtën sferë gjeopolitike dhe kryesisht bien dakord për agjendën më të gjerë për rajonin, duke u përqëndruar në demokratizimin, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, me synimin themelor të integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Me bashkëpunimin e intensifikuar midis dy vendeve në fillimin e viteve 1990, dukshmëria ndaj njëri-tjetrit gjithashtu u rrit, duke sjellë në plan të parë frikërat dhe stereotipet e vjetra, si dhe burime të reja mosmarrëveshjesh. Si rezultat, Shqipëria dhe Greqia gjenden në një situatë paradoksale: të dy shoqëritë dhe ekonomitë janë shumë të ndërlidhura, por marrëdhëniet diplomatike dhe politike mbeten në provë dhe në një gjendje paqëndrueshmërie gati të përhershme. Kombinuar me retorikën armiqësore të shprehur herë pas here në mediat sociale, ekziston rreziku që identitetet e të dy vendeve të evoluojnë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, për të kuptuar se çfarë i shtyn këto keqkuptime, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe  Hellenic Foundation for European and Foreign Policy (ELIAMEP) zhvilluan një studim të përbashkët mbi perceptimet dhe qëndrimet që kanë qytetarët shqiptarë dhe grekë ndaj njëri-tjetrit.

Projekti i përbashkët kërkimor, përfshiu dy sondazhe paralele të përbashkëta opinioni të kryera në Shqipëri dhe Greqi dhe zbatuar nga Instituti Kërkimor Data Centrum me qendër në Tiranë dhe Njësia e Kërkimit të Opinionit Publik me bazë në Universitetin e Selanikut.

Për të mësuar më shumë informacion mbi gjetjet e Raportit të Sondazhit Shqipëri – Greqi, Perceptimet e qytetarëve mbi bashkëpunimin midis dy vendeve  mund të konsultoni Raportin e plotë në Anglisht Raportin e plotë në Shqip dhe Raportin e plotë në Greqisht. Për të lexuar një variant të përmbledhur të gjetjeve mund të lexoni Përmbledhjen Ekzekutive në AnglishtPërmbledhjen Ekzekutive në Shqip dhe Përmbledhjen Ekzekutive në Greqisht si dhe një video të shkurtër me gjetjet kryesore në gjuhën angleze, shqipe dhe greke.