- Shqip
- English
Monitorimi i buxhetit të shtetit për vitin 2009
Tematika:
Duke vazhduar traditën tashmë dy-vjeçare të monitorimit të buxhetit të shtetit nga shoqëria civile, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros ka mbështetur edhe për vitin 2009 një grup ekspertësh të njohur të ekonomisë dhe financave shqiptare në realizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme.
Projekti i këtij viti ka nisur të zbatohet në Maj 2009 dhe do të përfundojë në Prill 2010. Përveç qëllimit të përhershëm të studimit, analizës dhe bërjes publike të proçedurave ligjore të buxhetit, efektivitetit të përdorimit të fondeve, njohjes dhe transparencës së procesit nga publiku i gjerë, këtë vit projekti do të synojë të japë edhe një pasqyrë të ndikimit të krizës botërore në financat e vendit.
Raporti i parë mbi hartimin e buxhetit për vitin 2009 dhe raporti i dytë mbi realizimin e treguesve buxhetorë të 4 - mujorit të parë të vitit u prezantuan nga ekspertët Adriana Berberi, Gjergj Teneqexhiu dhe Selim Belortaja në Qershor 2009 në një prezantim publik të organizuar në Shtëpinë e OJQ-ve pranë fondacionit “Soros” në Tiranë. Raporti i tretë dhe i katërt do të prezantohen në Dhjetor 2009, ndërsa raporti i pestë dhe përfundimtar do të prezantohet në Prill 2010.