Monitorimi i zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit në Gjykatën administrative

22 Maj 2015

Instituti i Studimeve Politike, ISP (www.isp.com.al)  prezantoi në datën 22 Maj 2015 gjetjet e monitorimit të nivelit të zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit dhe sjelljen e administratës gjyqësore ndaj qytetarëve. Ky monitorim u mbështet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – Soros dhe zhvillua pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit në Tiranë. 

Në këtë prezantim ishin të pranishëm, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kryetari i Gjykatës se Apelit Administrativ, përfaqësues të Fondacionit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias.  Bazuar në të dhënat e paraqitura nga monitorimi u theksua se, zbatimi integral i të drejtës së informimit dhe aplikimi i programit të transparencës, do të ishte një prej masave më efektive për të shkurtuar praktikat burokratike, për të ulur ndjeshëm nivelin e abuzimit zyrtar, për të rritur transparencën publike, për të ndryshuar pozitivisht treguesit e pandërshkueshmërisë si dhe për të përfituar më shumë shërbime dhe informacione për qytetarët dhe aktorët e interesuar.

Përmbledhjen ekzekutive të aktivitetit e gjeni këtu.

Për rezultatet e monitorimit e gjeni këtu.