PËRMIRËSIMI I SHËNDETIT DHE SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

14 Tetor 2021

Cfarë është shëndeti në punë? Cfarë nevojash ka për të përmirësuar në rritjen dhe përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës?

Për të evidentuar nevojat dhe situatën aktuale në këtë cështje, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OLOF PALME CENTER dhe Qendra për të Drejtat në Punë organizuan konferencën me temë: “Drejt përmirësimit të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës”

Videon e plotë të konferencës mund ta ndiqni në këtë LINK

Gjatë aktivitetit prezantuan gjetjet dhe rekomandimet studimeve “Mbrojtja e jetës_dhe_shëndetit_në_punë” nga  Prof. Dr. Sokol Mëngjesi dhe Av. Arbesa Kurti dhe “Zbatimi në praktikë i sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në punë” nga Znj. Eneida Mjeshtri.

Znj. Irida Qosja, përfaqësuese e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, e cila parashtroi reformën që ka ndërrmarrë institucioni për të përmbushur me sukses detyrat që i ngarkon ligji.

Z. Gazmend Nelaj, përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor parashtroi problematikën e mungesës së mjekëve të punës, nevojën e bashkëpunimit të tij me mjekun e familjes dhe të ndërgjegjësimit të punëdhënësve në lidhje me përfshirjen e mjekut të punës pranë subjekteve private.

Z. Genti Stroni, përfaqësues i Sindikatës të Punonjësve Shendetësor parashtroi problematikat me të cilat përballen mjekët dhe infermierët, vecanërisht gjatë përiudhës së pandemisë

Z. Koli Sinjari, përfaqësues i Biznes Albania parashtroi nismat e ndërmarra nga organizata gjatë pandemisë në kuadër të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.

Z. Kol Nikollaj, Konfederata e Sindikatave Shqiptare KSSH parashtroi nismat e ndërmarra nga Konfederata për parandalimin e aksidenteve në punë.

Z. Ardit Mihali, Sindikata e Re e Naftëtarëve Shqiptarë parashtroi punën e zhvilluar prej vitit 2017 nëpërmjet ndërgjegjësimit të punëmarrësve për të drejtat në vendin e punës dhe përfaqësimit të tyre nëpërmjet sindikatës, nënshkrimin e kontratës kolektive të punës dhe të gjitha të drejtat shtesë që ju njohën punëmarrësve si rrjedhojë e kësaj nisme, zhvillimin e vlerësimit të riskut, etj.

Studimin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu