Prezantim i Dhomës Zgjedhore 2015
Tematika:
Dhoma Zgjedhore është një platformë koordinimi për aktorët e shoqërisë civile vendase, të cilët punojnë për inkurajimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj platforme sigurohet shkëmbim i menjëhershëm informacioni dhe rekomandimeve mes grupeve të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore. Ajo jo vetëm mundëson vëzhgimin e zgjedhjeve në kohë reale dhe ka një mekanizëm të shpejtë përgjigje ndaj problemeve që hasen gjatë proçesit, por edhe lehtëson koordinimin e shoqërisë civile duke bërë të mundur që organizatat të flasin me një zë të vetëm. Dhoma është një nismë e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe drejtohet prej anëtarëve themelues të saj: Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ), Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme (KZLN), Instituti Shqiptar I Studimeve Politike (ISP), Qendra Info-CIP, Instituti për Ndërmjetësim dhe De IDM, FML.