- Shqip
- English
Qendra Europiane: Ndihma juridike e garantuar nga shteti (video)
06 Shkurt 2020
Tematika:
Edhe pse ligji për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti është miratuar që prej 1 qershorit 2018, ky shërbim ende nuk ofrohet nga të gjitha institucionet shtetërore. Për vitin 2020, vetëm 48 milionë lekë janë akorduar për ofrimin e ndihmës juridike në rang kombëtar, fond i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet gjyqësore, çka e bën të pamundur zbatimin e ligjit.
Si mund të ndryshojë kjo situatë:
- Bëhu edhe ti një zë aktiv në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje
- Ofro kontributin tënd për të ndihmuar shtresat më në nevojë
- Luaj rolin tënd për të mundësuar aksesin në drejtësi
Kjo nismë zbatohet nga Qendra Europiane, me mbështetjen e Fondacionit.