RRATHE IV: Programi i datës 1 Korrik 2017

04 Korrik 2017

Tematika: 

Programi i datës 1 Korrik 2017

 

 

“Nata” nga Florenc Papas
Nata ka jetën e saj të panjohur. Nuk bëhet fjalë aspak për klubet e natës, por për njerëzit që natën e kanë ditë dhe ditën natë, për ata që fitojnë bukën e gojës teksa të gjithë të tjerët janë në gjumë. Si është jeta, telashet, mendimet, personazhet që ata takojnë, përgjatë punës së tyre krejt të veçantë..

 

“Albanian Squatters” nga Tan Kazazi
Selita perfaqëson dukurinë e zhvillimit urban në kurriz të nevojës për strehim të familjeve të varfëra. Banorët e Selitës, megjithëse qytetarë të varfër, ja kishin dalë që të ndërtonin një shtëpi si shumica e popullatës dhe kësisoj të ndërtonin një të ardhme për fëmijët e tyre, por me shembjen e shtëpive ata shohin me dhimbje shembjen e jetës së tyre. Në këtë video 10 minutëshe përshkruhet me kthjelltësi ajo cka shumë prej nesh e vleresojnë shpeshherë me cinizëm, pasi kemi humbur aftësinë për të parë përtej perdes, dramën e vërtetë të njerëzve që nuk kanë mundësi të trajtohen të paktën si qytetarë të Shqipërisë. 

 

“Pyesni pluhurin" nga Emiljo Leka
Një nga krijuesit e rinj e sheh botën e tij të rrethuar nga pluhuri dhe harresa. Me anë të një dokumentari-ese ai synon tu rrëfejë të tjerëve përjetimet e përditëshme të një të riu shqiptar, në një Tiranë ku pallatet e shumta dhe mungesa e hapësirave të gjelbërta i kanë hapur rrugë pluhurit. Atë e gjen kudo, në makinë në ushqim, në marredhenie, në frymemarrje, në shtëpi e kudo.