RRATHE IV: Programi i datës 20 Maj 2017

24 Maj 2017

Tematika: 

Programi i datës 20 Maj 2017

 

 

“Ajo” nga Elisa Gjerani
24 ore ne Burgun e Grave, oret e fundit te kryerjes se denimit te saj, bota e lirise e therret e bashke me te, nje lum dilemash ekzistenciale...

 

“Shqiptarë apo të huaj” nga Aleksia Perdhiku dhe Kristjan Çareri
Ethet e ikjes kanë përfshirë edhe gjimnazistët. Si e shohin, çfarë mendojnë, çfarë presin dhe nga se frikësohen gjimnazistët e sotëm të Shqipërisë? Një mesazh rinor, por me mjaft peshë e vlerë për të gjithë shoqërinë.

 

“Mjerim dhe shpresë“ nga Ivi Zhulla  
Çfarë do të thotë të jesh i varfër, të lindësh i tillë, e të përballesh me sfidat që ajo te imponon, deri edhe pamundësinë për të shkuar në shkollë. Ka mjerim, por ka edhe përpjekje e sakrifica për të ndjekur ëndrrën e të qënit si gjithë të tjerët.