RRATHE IV: Programi i datës 24 Qershor 2017

04 Korrik 2017

Tematika: 

Programi i datës 24 Qershor 2017

 

 

“Nën Kujtesë” nga Xhentiana Muskaj
Një ndër plagët jo vetëm më të rënda, por edhe më ‘mburracake’ të shoqërisë së sotme sqhiptare: dhuna ndaj grave, përshfaqet në një dimension të ri pas dëshmive të vetë viktimave. A është dhuna ndaj grave një problem vetëm i policisë e gjykatave, apo i krejt shoqërisë? 

 

“Topi i baltës” nga Ervin Kurti
Për mjë fëmije ndodh shpesh që thyerja e një ëndrre është një plagë e madhe në krejt jetën e tij. Një talent që mund të kishte jetë të mbarë befas e sheh veten në një jetë a profesion që nuk e ka dashur kurrë. Kjo është historia e fëmijëve të Fushë-Prezës, të cilët ëndërrojnë prej kohësh një gjë krejt të thjeshtë: një fushë të munguar futbolli.

 

“Veritas” nga Besmira Lekaj
Në Lezhë e rreth e rrotull shkollat janë një traditë shumë e vjetër. Ato janë hapur në ato anë që në kohë të Budit, Bogdanit apo Frang Bardhit. Megjithatë tradita nuk mjafton për të mbajtur në këmbë një sistem tashmë të lodhur arsimor. Vetë të rinjtë bëjnë një udhëtim në trishtimin e shkollave të tyre të sotme.