RRATHE IV: Programi i datës 3 Qershor 2017

05 Qershor 2017

Tematika: 

Programi i datës 3 Qershor 2017

 

 

“Lërini ato të rriten” nga Lorenc Daja
Ende në mijëvjeçarin e tretë në Shqipëri ka zona ku vajzat fejohen që në djep. A është ekonomia e brishtë që i kushtëzon këto zakone, apo thjesht një traditë e egër e fiksuar që prej shekujsh dhe e maskuar me formën e ruajtjes së traditës?

 

“Ju flet Tirana” nga Iris Canaj:
Radio Tirana, historia e një stacioni që ka ndikuar fuqishëm në jetën e miliona shqiptarëve që prej kohës ku lindi në periudhën e Zogut dhe deri në peripecitë e tjera, shumë herë gjakatare, mes fashizmit dhe komunizmit. Radio Tirana dhe godina ku ajo pati fillesat e saj, sot monument kulture, por i lënë në mëshirë të fatit dhe i harruar nga shteti e shoqëria.

 

“Unë jam Shkumbini” nga Arlis Alikaj :
Unë jam Shkumbini - Kështu kanë zgjedhur të identifikohen një grup të rinjsh aktivistë nga Librazhdi, për të cilët lumi plak që kalon në skaj të qytetit të tyre është një pasuri e pashëmbullt jo vetëm për ta, por për të gjithë vendin. Përpjekjet e të rinjve për të shpëtuar lumin i cili i ka rritur…