Shoqata “Ndihmoni Jeten” ka realizuar botimin Histori Suksesi

29 Prill 2016

Në 4 qytete të vendit (Tiranë, Fier, Shkodër, dhe Librazhd) janë ngritur grupet e përkrahjes për/nga personat me aftësi të kufizuar intelektuale.

Gjatë kësaj periudhe ata janë mbështet për të ngritur kapacitet e tyre për të qenë pjesë e grupeve, për të shprehur mendimet e tyre, për të kërkuar të Drejtat e tyre, si dhe për tu vet-përfaqësuar.

Si rezultat i përkahjes së deritanishme ata kanë arritur të kenë shkathtësi përfaqësimi, kanë arritur të mësojnë një model të mirë fuqizimi dhe nëse vazhdohet përkrahja në fushën e fuqizimit të tyre dhe jetesës së pavarur, shumë shpejtë mund të jenë lider të përfaqësimit të interesave të të gjithë personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri. 

Qëllimi i kësaj nisme është që personat me aftësi të kufizuar intelektuale të promovojnë të Drejtat e njeriut të personave me aftësi të kufizuar intelektuale në Shqipëri. 

Anëtarët e grupeve vet-advokuese kanë zgjedhur që përmes historive të tyre të përmbledhura në këtë libër të tregojnë eksperiencën dhe arritjet e tyre si pjesë e grupit, e fituar përgjatë këtij procesi. Prandaj, në këtë përmbledhje do të keni rastin të lexoni historitë nga anëtarët e grupeve vet-advokuese, familjarët e tyre, punonjësit e Shoqatës Ndihmoni Jetën, Projektit Shpresa dhe Qendrës Horizont, të cilët kanë qenë të angazhuar në Projekt.

I sjellim këto histori si një shembull positivë për gjithë shoqërinë tonë për ti ndërgjegjësuar për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe të informojmë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilët nuk kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e këtyre grupeve, po ashtu edhe familjet e tyre që ti mbështesin personat me aftësi të kufizuar intelektuale për të qenë pjesë e aktiviteteve në komunitet që zhvillohen nga/për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale për tu vet-përfaqësuar dhe vet-advokuar për realizimin në praktik të të drejtave të tyre. 

Në këtë mënyrë ne dëshmojmë para prindërve dhe gjithë shoqërisë se të gjithë jemi të barabartë dhe se personat me aftësi të kufizuar intelektuale kanë kapacitete, mund të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe MUND të jetojnë të Pavarur.

Gjeni të plotë materialin në linkun në vijim: Histori Suksesi, Vet-Advokuesit