STUDIM: Lodrat! Ndihmojmë fëmijët të rriten apo dëmtojmë shëndetin e tyre?”

09 Dhjetor 2020

Tematika: 

Shkarko Dokumenta: 

Lodrat e fëmijëve janë një ndër elementët thelbësorë që ndikojnë në rritjen, personalitetin dhe zhvillimin psikomotorr të fëmijëve.

Të rrriturit kanë tendenca të blejnë lodra të ndryshme, shpeshherë të pa certifikuara, pa ambalazhimin e duhur, pa sinjalet e rrezikut dhe që nuk përshtaten me moshën fizike të fëmijës. Po a janë të gjitha lodrat në përputhje me standardet e kërkuara? Cilët janë elementët e dëmshëm që ndodhen në lodrat e fëmijëve dhe çfarë pasojash shkaktojnë në shëndetine tyre?

Ky studim do t’i dërgohet institucioneve përgjegjëse dhe njësive të vetëqeverisjes vendore me synim moslejimin e futjes në tregun shqiptar të lodrave pa standarde, ndalimin e shitjes së tyre nëpër njësitë e shitjes dhe eleminimin  e pranisë së këtyre lodrave të rrezikshme nëpër kopshte e çerdhe.

Për sa më sipër, Ju ftojmë të lexoni studimin Lodrat! Ndihmojmë fëmijët të rriten apo dëmtojmë shëndetin e tyre?” realizuar nga endra “Konsumatori Shqiptar”, në bashkëpunim me Inspektoration Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, mbështetur nga Qendra e Ligjit – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.