- Shqip
- English
Studimi "Vlerësimi i Riskut të Krimit të Organizuar në Shqipëri"
Tematika:
Lufta kundër krimit të organizuar është dhe mbetet një sfidë serioze për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Ndërkohë që ka një shqetësim në opinonin publik dhe në raportet e ndërkombëtarëve në lidhje me eficensën e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mungojnë studimet empirike mbi natyrën dhe veçoritë e tij në Shqipëri. Në këtë kontekst, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros, ka realizuar Raportin studimor me titull “Vlerësimi i Riskut të Krimit të Organizuar në Shqipëri”, i cili ka për qëllim të informojë e pasurojë debatin publik me gjetje dhe analiza shkencore. Raporti u prezantua në datë 25 Mars 2015, në praninë e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, agjencive ligjzbatuese, përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile, akademikëve dhe përfaqësuesve të medias.