Veprimtaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë | Monitorim

28 Maj 2015

Në kuadër të Programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, gjatë periudhës prill-tetor 2014, Qendra “Res Publica”, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), realizoi studimin me temë:

“Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë 

në veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” 

Qëllimi i këtij studimi, është vlerësimi i efektivitetit dhe integritetit të sistemit ndëshkues dhe dhënia e rekomandimeve përkatëse, me qëllim përmirësimin e sfidimit të kulturës së pandëshkueshmërisë së zyrtarëve përgjegjës. Vlerësimi përfshin analizën e të dhënave të mbledhura nga vendimmarrja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të dhënave të publikuara në raportet e institucioneve të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Prezantimi i këtij studimi u bë në datën 28 maj 2015 me të pranishëm përfaqësues të institucioneve shtetërore si edhe të organizatave të shoqërisë civile.

Për studimin ju lutem klikoni këtu.

Prezantimin dhe rekomandimet ju lutem i gjeni këtu