Publikohet raporti monitorues “Ekzekutivi dhe gjyqësori: Përgjegjshmëria ndaj vendimeve gjyqësore”

01 Gusht 2010 deri 01 Shkurt 2011

Sponsor: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,Soros

Tematika: 

Shkarko documenta: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,Soros në kuadër të Programit  të Shtetit të së Drejtës dhe të Drejtave të Njeriut, mbështeti projektin “Ekzekutivi dhe gjyqësori: Përgjegjshmëria ndaj vendimeve gjyqësore” të Institutit për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL).

Synimi i projektit ishte përmirësimi i qeverisjes nëpërmjet transparencës dhe përgjegjshmërisë së administratës publike. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë dy parime të rëndësishme të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Në zbatim të kësaj nisme, për një periudhë 8 - mujore (gusht 2010 - shkurt 2011), ISPL nëpërmjet një grupi ekspertësh të fushës, mori përsipër të kryejë një ushtrim identifikimi, monitorimi dhe analize të gjendjes së zbatueshmerisë së vendimeve gjyqësore të formës së prerë me palë shtetin, me fokus  të veçantë administratën qendrore.

Zgjedhja që u bë për të kqyrur zbatueshmërinë e vendimeve të gjykatës me palë shtetin, u krye jo thjesht për të evidentuar numrin e rasteve të vendimeve të pazbatuara, por kryesisht në funksion të evidentimit të problemeve që shoqëron këtë dukuri.

Qëllimi kryesor i nismës është që, përmes evidentimit të problemeve, të sugjerojë disa rekomandime dhe zgjidhje konkrete për përmirësimin e situatës për t‟i ardhur sadopak në ndihmë si institucioneve shtetërore, ashtu edhe respektimit më të mirë të të drejtave të shtetasve për një proces të rregullt ligjor. Mosekzekutimi brenda një kohe të arsyeshme të vendimeve gjyqësore të formës së prerë cenon drejtpërsëdrejti një ndër të drejtat themelore të individëve për një proces të rregullt ligjor, të sanksionuar si në legjislacionin vendas ashtu dhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në përfundim të projektit u përgatit edhe një raport, të cilin mund ta lexoni të plotë ne shqip ose anglisht