Rrathe4
Europian përsëmbari - Irvin Mucaj
Rrathe IV, Europa e sotme është një horizont i largët, një kontinent që nuk na afron, apo një destinacion që është vetëm matanë një bregu? Në Tiranë shumë të rinj i përgjigjen kësaj pyetjeje, secili sipas mënyrës së tij.
21 Gusht - Mirel Gjyzari
Rrathe IV, Historia e një familjeje rome që adoptoi një bebe, të cilën e gjeti në kazanin e plehrave diku në Lungomaren e sotme të Vlorës. Një histori e jashtëzakonshme mirësie mes të mjeruarve.
Ne Xhepin e nje Studenti - Xhemali Moku
Rrathe IV, Sfidat dhe saktificat e te rinjve nga rrethet ,qe enden perdite mes deshires e pasionit per tu arsimuar ne Universitetet e Tiranes dhe veshtiresive ekonomike e sociale me te cilat i perball ky metropol kaq i deshiruar.
Ajo - Elisa Gjerani
Rrathe IV, 24 ore ne Burgun e Grave, oret e fundit te kryerjes se denimit te saj, bota e lirise e therret e bashke me te, nje lum dilemash ekzistenciale...
Shqiptarë apo të huaj - Aleksia Perdhiku dhe Kristjan Çareri
Rrathe IV, Ethet e ikjes kanë përfshirë edhe gjimnazistët. Si e shohin, çfarë mendojnë, çfarë presin dhe nga se frikësohen gjimnazistët e sotëm të Shqipërisë? Një mesazh rinor, por me mjaft peshë e vlerë për të gjithë shoqërinë.
Mjerim dhe shpresë - Ivi Zhulla
Rrathe IV, Çfarë do të thotë të jesh i varfër, të lindësh i tillë, e të përballesh me sfidat që ajo te imponon, deri edhe pamundësinë për të shkuar në shkollë. Ka mjerim, por ka edhe përpjekje e sakrifica për të ndjekur ëndrrën e të qënit si gjithë të tjerët.
Fëmijët e rrugës Myslym Shyri - Benet Nelku
Rrathe IV, Si është të kesh një fëmijëri pa lodra, pa sheshe, pa i ndarë me të tjerët aventurat e moshës. Në qytetet tona të mëdha, prej kohësh sipërfaqja publike në funksion të fëmijëve ka ardhur duke u zvogëluar. Një problem i mprehtë social, jo vetëm për fëmijët.
Esëll - Eriola Fiore
Rrathe IV, Alkooli është një plagë e kahershme ballkanike. Dikur një mburrje, pjesë e zakoneve tona, atëherë kur duhej kaluar prova për të qenë burrë, por sot një plagë e rëndë me të cilën përballen mijëra shqiptarë. Si dilet nga gracka e tij vdekjeprurëse?
Pasion - Anis Leka
Rrathe IV, Etja për dituri nuk ka moshë. As nuk pyet për çertifikata apo burokratë që të zënë udhën. Kjo është historia e një devolliu 70 vjeçar nga Menkulasi që po diplomohet në një moshë rekord për universitetet shqiptare.
Lërini ato të rriten - Lorenc Daja
Ende në mijëvjeçarin e tretë në Shqipëri ka zona ku vajzat fejohen që në djep. A është ekonomia e brishtë që i kushtëzon këto zakone, apo thjesht një traditë e egër e fiksuar që prej shekujsh dhe e maskuar me formën e ruajtjes së traditës?
Ju flet Tirana - Iris Canaj
Radio Tirana, historia e një stacioni që ka ndikuar fuqishëm në jetën e miliona shqiptarëve që prej kohës ku lindi në periudhën e Zogut dhe deri në peripecitë e tjera, shumë herë gjakatare, mes fashizmit dhe komunizmit. Radio Tirana dhe godina ku ajo pati fillesat e saj, sot monument kulture, por i lënë në mëshirë të fatit dhe i harruar nga shteti e shoqëria.
Unë jam Shkumbini - Arlis Alikaj
Unë jam Shkumbini - Kështu kanë zgjedhur të identifikohen një grup të rinjsh aktivistë nga Librazhdi, për të cilët lumi plak që kalon në skaj të qytetit të tyre është një pasuri e pashëmbullt jo vetëm për ta, por për të gjithë vendin. Përpjekjet e të rinjve për të shpëtuar lumin i cili i ka rritur…
Fem Art - Grupi ATA
Realiteti i ashpër kulturor i qytetit periferik ka prodhuar një formë rezistence ndaj shoqërisë thellësisht patriarkale, nëpërmjet grupit të aktivisteve FemArt. Duke i kthyer qasjet teorike në art, artin duke e përdor si mekanizëm që gjeneron ide provokuese, dhe idetë për të rritur ndjeshmërinë ndaj problematikave të përbashkëta, FemArt replikon simbolikisht nëpërmjet performancave minimaliste, standartizimin e mendësisë patriarkale.
24 Orë - Brejdon Xhavarra
Ata nuk janë kamionë të mëdhenj, as karro që shtyhen nga njerëzit, megjithatë ata pastrojnë një pjesë të mirë të qyteteve tona. Ata janë mbledhësit e kanaçeve, bidonave, shisheve. Njëri prej tyre na rrëfen se si është të jetosh gjithë ditën me kokën zhtytur në duhmën e rëndë të kazanit të plehrave, vetëm për t’i siguruar femijës së tij mundësi si gjithë të tjerët.
Tri plus një - Blerina Goce
Ato janë tri gra të thjeshta , jetët e të cilave janë lidhur së bashku në një betejë të përditshme në krah të fëmijëve me sindromën Down. Një udhëtim nga perspektiva femërore në jetët e tyre, në përpjekjet e tyre vitale për të jetuar me dinjitet në një botë plot paragjykime.
Engjelli i tunelit - Yllka Gjollesha
Ai jeton njësoj si mbi tokë edhe nën tokë, madje në qetësinë e nëntokës ndjehet edhe më mirë. Kjo është historia e një të moshuari korçar që e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në një tunel të kohës së komunizmit me shpresën se një ditë edhe tuneli që ai vetë ka shpëtuar nga asgjësimi, do të ketë fatin të shndërrohet në një muze të vizitueshëm nga të gjithë.
Kultura e protestës, kulturë pa frymë - Gentiana Ramadani
Përse protestat qytetare janë kaq të pakta në Shqipëri? Përse ne ngrihemi menjëherë në këmbë sapo këtë na e kërkojnë partitë dhe nuk protestojmë për problemet tona esenciale jetësore? Këto pyetje e kanë shqetësuar një krijuese të re e cila synon të ndajë më opinionin e gjerë një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë moderne shqiptare: mënyrën e ndrojtur të reagimit qytetar.
Parlamenti i Fterres - Anxhela Devole
Malli për vendlindjen bën çudira. Kjo dihet, porse nuk dihet historia e të moshuarve nga Fterra që janë vendosur prej dekadash në Tiranë. Ata kanë themeluar një takim periodik që e kanë quajtur as më shumë e as më pak se sa Parlamenti i Fterrës. Një histori e veçantë dashurie, malli dhe qytetarie.
Nën Kujtesë - Xhentiana Muskaj
Një ndër plagët jo vetëm më të rënda, por edhe më ‘mburracake’ të shoqërisë së sotme sqhiptare: dhuna ndaj grave, përshfaqet në një dimension të ri pas dëshmive të vetë viktimave. A është dhuna ndaj grave një problem vetëm i policisë e gjykatave, apo i krejt shoqërisë?
Topi i baltës - Ervin Kurti
Për mjë fëmije ndodh shpesh që thyerja e një ëndrre është një plagë e madhe në krejt jetën e tij. Një talent që mund të kishte jetë të mbarë befas e sheh veten në një jetë a profesion që nuk e ka dashur kurrë. Kjo është historia e fëmijëve të Fushë-Prezës, të cilët ëndërrojnë prej kohësh një gjë krejt të thjeshtë: një fushë të munguar futbolli.
Veritas - Besmira Lekaj
Në Lezhë e rreth e rrotull shkollat janë një traditë shumë e vjetër. Ato janë hapur në ato anë që në kohë të Budit, Bogdanit apo Frang Bardhit. Megjithatë tradita nuk mjafton për të mbajtur në këmbë një sistem tashmë të lodhur arsimor. Vetë të rinjtë bëjnë një udhëtim në trishtimin e shkollave të tyre të sotme.
Nata - Florenc Papas
Nata ka jetën e saj të panjohur. Nuk bëhet fjalë aspak për klubet e natës, por për njerëzit që natën e kanë ditë dhe ditën natë, për ata që fitojnë bukën e gojës teksa të gjithë të tjerët janë në gjumë. Si është jeta, telashet, mendimet, personazhet që ata takojnë, përgjatë punës së tyre krejt të veçantë..
Albanian Squatters - Tan Kazazi
Selita perfaqëson dukurinë e zhvillimit urban në kurriz të nevojës për strehim të familjeve të varfëra. Banorët e Selitës, megjithëse qytetarë të varfër, ja kishin dalë që të ndërtonin një shtëpi si shumica e popullatës dhe kësisoj të ndërtonin një të ardhme për fëmijët e tyre, por me shembjen e shtëpive ata shohin me dhimbje shembjen e jetës së tyre. Në këtë video 10 minutëshe përshkruhet me kthjelltësi ajo cka shumë prej nesh e vleresojnë shpeshherë me cinizëm, pasi kemi humbur aftësinë për të parë përtej perdes, dramën e vërtetë të njerëzve që nuk kanë mundësi të trajtohen të paktën si qytetarë të Shqipërisë.
Pyesni pluhurin - Emiljo Leka
Një nga krijuesit e rinj e sheh botën e tij të rrethuar nga pluhuri dhe harresa. Me anë të një dokumentari-ese ai synon tu rrëfejë të tjerëve përjetimet e përditëshme të një të riu shqiptar, në një Tiranë ku pallatet e shumta dhe mungesa e hapësirave të gjelbërta i kanë hapur rrugë pluhurit. Atë e gjen kudo, në makinë në ushqim, në marredhenie, në frymemarrje, në shtëpi e kudo.